Mundja e Ballkanasve nga truqit ne fushen e Kosoves me 1389
E merkure, 13-06-2007, 11:04pm (GMT)
Fusha e mbytur ne gjak e kllapi shumegjuheshe shtrihej tutje. Bashke me diten, ballkanasit, u thyen. Medet! Gadishulli i madh u gdhi Evrope e u ngrys Azi.
Gjema vraponte rrafshnaltave, ikte grykave, Ato dot nuk e mbanin, ia kthenin maleve gulconjes, Qe e rrokullisnin pllajave, kerkonin ishuj per t'ua ndare, Po ishujt s'gjendeshin. Gjithcka qe bere katrahure. Furtunat ne qiej u hutuan, verviteshin si te verbra, Plakeshin ne cast vetetimat e binin neper baltera. Qiejt po zhvisheshin. Mjere ju, popuj te ballkanit. Mjere ju gjuheshterpa, me mbaresat si shkopinj te thate me alfabete te pergjakur. Si do t'u djege malli per te pjelle nje vjershe. Medet! C'gjak do te derdhet, per te ndrequr c'u prish ketu. Ra nata. Nje qiell i panjohur u shtri mbi gjithshka, i ftohte, Pastaj gjysmehena doli e mori ne dorezim gjithcka. C'mesim i madh kjo dite per popujt e Ballkanit. C'gjak do te derdhet per te ndrequr c'u prish ketu.
|