I kushtohet V
E merkure, 13-06-2007, 11:23pm (GMT)
Germën e parë të emrit tënd E shkrova në krye, në të djathtë të vjershës. Kështu një grumbull rosash të egra, Në formë V-je, ikin larg në qiellin e bardhë të vjeshtës.
Ti vazhdimisht largohesh, largohesh, Del prej meje, prej rreshtave, prej pritjes. Kur ktheva kokën prapë, Bosh ishte qielli Dhe hapësirë e bardhë bosh ishte.
|