Në kohën kur të desha
E merkure, 13-06-2007, 11:23pm (GMT)
Në kohën kur të desha Mendimet për ty më mbulonin natë e ditë, Ashtu si Vezuvi që me hirin e tij Mbulonte Pompeun me periferitë.
Por koha shkoi Tani lava e ftohur Plehëron të gjatat rreshta të të mbjellave, Ndërsa mendimet për ty Plehërojnë Rreshta poezish të kthjellëta.
|