Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 04:35am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
 » Ismail Kadare
 » Irhan Jubica
 » Ibrahim Abedini
 » Ibrahim Kodra
 » Ilir Kadia
 » Ilirian Zhupa
 » Irena Vreto
 » Irfan Bregu
 » Irma Kurti
 » Isuf Luzaj
 » Iva Cipuri
 » Ibrahim Agimgostivari
 » Ilam Berisha
 » Ismet Aliu
 » Ismet Hasani
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët I » Ismail Kadare
 
Ne studion dimerore
E merkure, 13-06-2007, 11:24pm (GMT)

1.

Befas dritaret u tranden, jashte po ndodhte dicka,
U afrova te shoh, gjemimet valle c'qene.
Gjethe te rrezuara si krahe zogjsh ne nje hata,
Dhe nje bresher si shtresa perlash mbulonte dhene.

C'jane ato zonja, valle, qe shkundin qafat atje lart
Qe si bresher shkundin perlat, stolite?
Dicka ka ndodhur, pa dyshim dicka
Ne toke, ne qiell, ne shpirtera.

Dicka ka ndodhur
vec tek ti perhere
Ne trurin tend e jashtezakonsheme ngjan gjithecka
Kurse ne te vertete
Dimri erdh ne dere
Kjo vec ka ndodhur e gje tjeter ska.

2.

Floket gjysem te ngrire
Te ftohur krejt
Si nga qendra e dimrit
Ti erdhe drejt.

Ca kokerriza bresheri
Solle me vete qe jashte
Qe kishte dicka nga qielli
Kjo dukej haptas.

Dicka nga drite e tij
Opake, enigmatike
Kokrrizat e bresherit
Shkrinin pike pike

3.

Perskaj raftesh te bibliotekes se bardhe
Pasi ike, une qendrova ne qoshe
Hija e mbretit Hamlet u cfaq
dhe u zhduk ngaqe s'ishte e nevojshme.

Deliri shumegjuhesh i Xhojsit
Me ofron sherbimin e tij
E gjate eshte pasditja me thote
Ne pune mund te te hyj.

C'dialoge te dashuruarish, te ndaresh,
C'letra, c'memuare te hap?
Ja gjysmepercart murmurisin ne qoshe
Zelda dhe Skot Fizxherald.

Po une largohem me tutje
Ne rafte te tjere ik
Me fal, Volodja Majakovski
Me fal, dhe ti Lili Brik.

kaloj ngadalshem bri raftesh
Ke do te doja te ngjallej serish?
te pyesja per ferrin Danten,
Gjithcka e ka thene imtesisht.

Ti beja ndoshta Eskilit
Nje naive, vulgare, pyetje
Me te mira ishin dramat qe humben
Nga ato qe kane mbetur?

Iki me tutje, e pafundme
prej tyre me ngjan kjo dhome
Ja Pushkini, hapat i ndal
Per Ana Kernen tregome

ndonje dite pa dyshim ka ardhur
Ne floke me kokrriza bresheri?
me trego shkrirjen, denesen
Dhe kthimin pasatj ne perla.

Me trego atje thelle nen toke
Poeti ditet si i ngrys,
Atje ku nuk mberrin lavdia
E as turpi, natyrisht, nuk mbrrin

4.
Porsi cifuti i kthyer ne fe tjeter
Ia behu shiu i konvertuar ne bresher

sa here shiu ne qelqe do trokase
Ti do te vish ketu dhe ne mos ardhsh

Qofsh si muzike, si pikellim apo si kryq
Une do te njoh e do te cohem vrik.

Dhe si ai qe guackes perlen ia merr
Nga muzika, kryqi a vdekja do te te nxjerr...


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Në kohën kur të desha (13-06-2007)
I kushtohet V (13-06-2007)
U zunë rrugët (13-06-2007)
Llora (13-06-2007)
Mesueset e fshatit (13-06-2007)
Portret malesori te hershem (13-06-2007)
Bjeshkët e Namuna ne dimer (13-06-2007)
Poesia et narratus (13-06-2007)
Lulemollet (13-06-2007)
Alpet ne Dhjetor (13-06-2007)
Mundja e Ballkanasve nga truqit ne fushen e Kosoves me 1389 (13-06-2007)
Plazhet ne Dimer (13-06-2007)
Nisja e Shqipetareve per ne lufte (13-06-2007)
Kthimi i Shqiptareve nga lufta (13-06-2007)
Dashuria (13-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Ismail Kadare

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]