Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 06-07-2008, 05:44pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
 » Ismail Kadare
 » Irhan Jubica
 » Ibrahim Abedini
 » Ibrahim Kodra
 » Ilir Kadia
 » Ilirian Zhupa
 » Irena Vreto
 » Irfan Bregu
 » Irma Kurti
 » Isuf Luzaj
 » Iva Cipuri
 » Ibrahim Agimgostivari
 » Ilam Berisha
 » Ismet Aliu
 » Ismet Hasani
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët I » Ismail Kadare
 
Kinema e Vjetër
E merkure, 13-06-2007, 11:45pm (GMT)

Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Ku prej kohësh më s'lozin filma të përsëritur,
Ku s'bëjnë më zhurmë njerëzit me karriget,
Ku në pushimet e seancave
S'shesin kikirikë.
Ekrani me njolla,
Megafonët prishur,
Stolat janë boshe si radhë të pashkruara;
Këtë poemë stolash të gjatë, të braktisur
Nga dera e vështroj
Plot mall e i menduar.
Kinema e fëminisë,
Kinema e rrëmujës,
Kam parë aq vende,
Kam parë aq salla,
Por n'asnjë prej tyre s'kam hyrë me aq bujë,
Sa tek ti,
E shtrenjta barakë,
E rralla!
Më mirë asgjëkund veten s'e kam ndier,
As në sallat luksoze me kadife që shndrit,
Megjithëse në to me leshverdha kam qenë,
Kurse tek ti vija
Me jevgun Rakip.
Lekë, lekë,
Të mbledhura me mundim paret,
Tingulli i gëzuar në biletari,
Afishet tek xhamia
Dhe tek Qafë e Pazarit
Të shkruara nga vetë portieri Qani.

Për të njëjtin film tek njëra afishe
Shkruhej titulli ndryshe,
Te tjetra.
Por kjo asnjeriu punë s'i prishte.

T'i falnin ty të gjitha,
E dashura,
E vjetra.

Në atë copë ekran,
Për herë të parë,
Një copë të botës së gjerë ne pamë.
Në gjashtë metra katrore.

Bota fund s'kish e anë,
Bota ngjante e shkëlqyer,
Ndonëse ekrani ish me arna.

Dhe ne ishim me arna,
Me arna ish Republika,
Koha, bërrylat, shtetet ishin me arna.
Por në sytë tanë
Kish të tillë dritë,
Që nuk e patën kurrë
Më të ndriturat ekrane.

Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Stola ku janë ulur varg
Ditët e fëminisë,
Cicëronjëse gjithmonë
Si një rresht zogjsh
Mbi një tel telefoni.

Kinema e vjetër,
Kinema e braktisur,
Stola të rëndë, të gjatë, të vithisur.
Në çdo moshë që të hyj,
Në çdo vend që të vete
Si hamall këto stole
Do t'i marr me vete.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Kristal (13-06-2007)
Ky Dimër (13-06-2007)
Laokoonti (13-06-2007)
Mall (13-06-2007)
Varri (13-06-2007)
Unë pashë lulet e para (13-06-2007)
Ti ishe për Mua (13-06-2007)
Ti qave (13-06-2007)
Malli i Shqipërisë (13-06-2007)
Në Leksion (13-06-2007)
Në Parkun që e Mbuluan Fletët (13-06-2007)
Fund Vjeshte (13-06-2007)
Ti dhe Hëna (13-06-2007)
Një Vajzë (13-06-2007)
Tetor (13-06-2007)
Të Huaj Jemi (13-06-2007)
Qiell Dimri (13-06-2007)
Monolog (13-06-2007)
Kronikë në Gur (13-06-2007)
Përbindëshi (13-06-2007)
Nëpunësi i Pallatit të Ëndërrave (13-06-2007)
Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur (13-06-2007)
Qyteti pa Reklama (Kreu XIV) (13-06-2007)
Qyteti pa Reklama (Kreu XV) (13-06-2007)
Qyteti pa Reklama (Kreu XVI) (13-06-2007)
Qyteti pa Reklama (Kreu XVII) (13-06-2007)
Qyteti pa Reklama (Kreu XVIII) (13-06-2007)
Qyteti pa Reklama (Kreu XIX) (13-06-2007)
Portreti i Skenderbeut (13-06-2007)
Qyteti pa Reklama (Kreu XX) (13-06-2007)
Larg ne Veri (13-06-2007)
E hidhur vjeshte e ketij viti (13-06-2007)
Ne studion dimerore (13-06-2007)
Në kohën kur të desha (13-06-2007)
I kushtohet V (13-06-2007)
U zunë rrugët (13-06-2007)
Llora (13-06-2007)
Mesueset e fshatit (13-06-2007)
Portret malesori te hershem (13-06-2007)
Bjeshkët e Namuna ne dimer (13-06-2007)
Poesia et narratus (13-06-2007)
Lulemollet (13-06-2007)
Alpet ne Dhjetor (13-06-2007)
Mundja e Ballkanasve nga truqit ne fushen e Kosoves me 1389 (13-06-2007)
Plazhet ne Dimer (13-06-2007)
Nisja e Shqipetareve per ne lufte (13-06-2007)
Kthimi i Shqiptareve nga lufta (13-06-2007)
Dashuria (13-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Ismail Kadare

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]