Letërsia Shqiptare

VDEKJA E GJUHËS
E merkure, 16-04-2008, 08:23am (GMT)

Vdiska Gjuha
E u shkundka
Pema Lirike
      Medet
U kalbkan Frutat
E hija zbritka
Në Mjegull mitesh
Të gërmojë
Pyllin e Fjalëve
        Por
Qielli pa asnjë kumt
Kujtesa me gjethe të rëna
Stina pa një Zog
Kot u munduakan
Të të mësojnë
Gjuhën e Vdekur



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.