Nga lart po ndihet një zë i mirë
"Vëlla me vëlla Besën me e lidhë!"
O na jemi – gjak shqiptari
po i këndoj trimit – Adem Jashari
bashkë me Plakun- babën Shaban
me vëllain Hamzën - si Shqipe n’Mal.
Këta janë trima të mbarë Kosovës
me Tahir Mehën – o Zog’ i Shqiponjës.
Sikur këta trima, ka pasë Drenica
Shaban Polluzha, Mehmet Gradica!
Po e përmendi edhe një tjetër
Ahmet Delinë, at trim të vjetër!
- I lum Prekazi e lumja Drenica
Nuk harrohet jo, Azem Galica…!
- Baca Azem pati shumë shokë
kurr s’ju nda ajo dada Shotë.
Kaloi koha e kaloi moti…
Më vonë si Shota - Xhevë Lladrovci.
Nëper Drenicë pat trima gjithkah
ata luftuan si shqipet me krah
iu ndihmoi Zoti u ndihmoi drejtësia
u zhdukë përgjithmonë e pabesia.
Oj Drenicë! – O Besa e Burrit!
E ke zemren më të fort se t’gurit
Shumë ke dhënë ti për Kosovën
T’Bekoi Zoti – ta shtriu Dorën!
Mos duro më – mos u brengos
E fitove të drejtën me thënë - Mos!
Thuaj Mos atij qyqarit
Se boll ia mbajti anën tradhtarit!
Mbahu Burrëreshë - mbahu Krenare
Mos e humb traditen Kombëtare!
Në Histori e ke t’Parin vend
Në krejt Botën je tuj u përmendë!
Suedi, mars 2008 Ismet M. Hasani