| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Pikepyetja trekendeshe E diel, 14-01-2007, 08:06pm (GMT) 1
Askush, kurre dhe ne asnje vend Nuk gjeti ligjin, te krijoje meshterine, Ta parashikoje qe larg historine. Sa me shume u perpoq, aq me shume u cmend. Ky qe, ky mbeti, problemi me i rende Q'e lodhi shenjtorin, profetin dhe gjenine. 2 Askush, kurre dhe ne asnje vend Nuk ma zhvati nga shpirti lirine, Nuk mundi te ma shuaje etin* e shenjte, Qe me dha Natyra; me te gjithe ironine, Qe lozi fati, qe lindi se prapthi; Hem qorr, hem shurdh, hem i kote. Sado i vendosur te mundohet i shkathti Udhet e verbra t'i lage me lote Shume here bie duke e paguar shtrenjt Aventuren fisnike, per te ndritur njerezine. 3 Gjeta dhe perqafova besen ne poezine Vatesh vigane, qe ndriten ne shekuj Yjet e bukur hidhnin valle ne qerthuj, Me aq sa munden, pane syte e mi drite. Sa pata deshiren, bera therorine; Sa pata guximin, ushtrova vullnetin, E zoterova urine dhe etin Per te zbuluar kufij te rinj ne hapesire Ku ndrit e Verteta ne zemer te Universit. 4 Kur pershkoj egersisht ne galerite e erreta, Q'i germuan kot ballet e rende S'e shoh, por e ndjej q'eshte fshehur e verteta Ankthit te eger qe vjen te me cmende; Ethuroj nje lloj frike, i gjori, Sikur fluturoj petej hapesise, Atje ku mbaroi udhen shenjtori. Mos gaboj, i varfri, qe me mendje frymori Kerkoj te fuse doren ne pune te Perendise? *** Kengetori i ri i bie fyellit ngadale, Druan fakiri mos shqeteson shoqerine. S'eshte i sigurt qe ato pak fjale Ta zgjojne nga gjumi hashashit njerezine; Prandaj vetmohet kur mermeron, Pak sikur qan, pak sikur kendon, Pa ligje harmonie, Pa ditur ku mbaron... Mesazhi i te gjorit neper terr driteron, Pa qene i sigurt se kush e kupton. Si foshnja s'dallon Kengen e gezimit nga kuja ne dite zie. Se shijet e shumta te kesaj shoqerie Kush i kuptoj dhe kush i kupton? Kerkon zavalli, kerkon Te gjeje c'qe shkaku i neshtrashes qe erdhi dje, Te asaj qe do jete neser, pa pasur qene sot, Te sotmes qe iken e qe nuk e ze dot. Ta njohe, te shohe, t'i vere emer kuptimi. Ajo ngjan si fantazme ethurimi, Si lumi i furishem qe i duket cdo vale, Nje marrezi qe udheton kot, Nje siperfaqe qe ecen ngadale; Nje dicka e fshehur qe leviz, por nuk flet, Sic nuk dallohet burbuqja e burimit Kur kridhet ne lume, kur zbret ne det, Kur ish pika e shiut e forte e dimrit Qe ra permbi male dhe e gjerbi burimi Kur bie ne lule, ne drithe e ne flete Si paqja shpirterore qe kerkon cdo poet, Kur kerkon ta zere, neper duar i rreshqet, Si mirazhi i OAZIT neper vape shkretie, Si fantazma e te vdekurit, qe na afrohet si hije, Kur e deshirojme me ankth angushie, Si shoqe vetmie Ne cast deshperimi, Si agim lirie Ne net enderrimi, Ne beteja luftimi. Rrethanat e vogla me emra ndodhie Rriten, zbukurohen legjenda magjie. I ziu njeri, Niset pa dashur, pa ditur ku vete, Si s'diti nga erdhi, Perse? Pa e pyetur Kete bote per te gjetur? kur hyri ne valle, Rreth e qark shtojzovalle, virtyti a vesi E shtyjne si stuhi Po s'pati kujdesin... Qe ne castin qe u nis, Ze mendja shastis, Si me lengun prej rrushi; Dikushi, askushi E mbushi dhe e derdhi Koven me uje te fresket nga pusi, Qe po ai uji i burimit Kur nisi fillimin. S'e vuri ne buze, sado qe e dogji eti, S'e trembi vullkani, s'e trembi termeti. E trembi pikepyetja, qe dot nuk i gjeti Jetes kuptim. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||