Zhgënjimi
E diel, 14-01-2007, 08:15pm (GMT)
Shekulli hajdut me urë në dorë I vuri zjarrin kryq e tërthor planetit. Dogji male e fusha, lumin dhe detin. Ia thau popullit zemrën me borë, Me mëri gjaksori, me dredhitë e Dreqit. .................................................. ......... Po mua fakirin, ku erdh' e më gjati Me një kalidhe labi, buzë deti?
Erdhën dhe shirat me ujë të tërbuar, E pinë popujt që ishin etuar. Sa më shumë gjerbën, aq më shumë u harbuan. Gjithsekush zgjodhi një udhë të tij Shtigjesh të ujqve, që e shpinin në ngjirë. Provoi i pafajshmi tragjikomedinë Përtej cdo të lige, përtej cdo të mire I cmendur endej nga e shpinte furia.
Po c'm'u desh mua, pa pirë e pa u dehur Ta përqafoja mirazhin dhe magjinë, Të cmendesha fantazmash si dashnori i thekur. Pas fantazmës dhe unë duke thirrur e mbledhur Të thjeshtët pa mend, që u futën në cmendinë. U vërvita fakiri shkalluar nga dehja, Zjarr më zjarr, betejë më betejë. As shihja, as kuptoja ku më shpinte përpjekja, Me thonj e me dhëmbë duke shpuar tunele.
Sa më i egër rreziku, më e këndshme ish dehja. Sa më e bukur dehja, aq më i ëmbël rreziku. Si vashëz e bukur, buzëqeshte përpjekja; Aq më tërheqëse theroria dhe vdekja Kur zu të përgjunjej, kolovitej armiku. Me hov nëpër zjarre: ëndrra fitimtare, Më shtynte më fort se tufani e stuhija, Ylyvere flamurësh, Epopesë kombëtare: Femra më e bukur më dukej liria.
Kur mbaroi muzika, kur mbaroi kremtimi Lodhur, rraskapitur, u dorëzua armiku. Fitorja u bë korb, rrahu krahët dhe iku... Kur hapa grushtet - një tufë me miza.
Kur hapa sytë e pashë që Ideali Paskej qenë ëndërr - mbasdite pranvere. U zgjova prej magjisë në majë të një mali E gjeta të ndarë zemrën nga balli; E gjeta të ndarë mendjen nga shpirti. Idhujt e djeshëm, më i vogli ish më i madhi; Idhuj prej kashte, mullarë prej bari. Mallkova mëmën që më lindi e më rriti... Nuk gjej dot më prehje dëshperimi. .................................................. ............ Dhembja më e hidhur qenka zhgënjimi!
|