Haseti
E diel, 14-01-2007, 08:17pm (GMT)
O shqiptar! Në do të dëgjosh, Në pac mend dhe uri të mësosh, Mos e urre kurrë armikun Se pa dashur ti bëhesh rob i tija, S'bie asgjë të vlefshme mërija As ta pakëson, as ta largon rrezikun.
Të bren egër përbrenda gjarpër në mushkëri, Pa të lejuar paqe e qetësi, Aty i fillon njeriut poshtërsia Që e tërheq në baltë, e zhyt në llomi.
Mendohu të jesh c'të lindi natyra Nga dje dhe sot, nesër më i mirë, Mos u verbo kurrë nga xhelozia. Mos u nxito, se do biesh i penguar, Brenda nesh është bishë-mynxyra, Zien në sera ndjenja dhe fytyra, Nuk vepron truri, vec nervat e tij, Tërbohet ndërgjegjja në një mijë mënyra...
Urrejtja i burgos ndjenjat e lira, Dobësia pengimet i bën të vështira. Moskujdesja për të ligun e nxirë Eshtë hakmarrja më e bukur, më e mirë.
|