Letërsia Shqiptare

Uji është kafshë
E diel, 14-01-2007, 08:26pm (GMT)

Uji është kafshë:
Ai zvarritet,
Frymë merr,
Mblidhet kutullaç;
Lëkurë të shumta ka:
Të kaltra,
Të gjelbra,
Të kafta.
Vrapon
Përmes luginash,
Fushash e rrëpirash,
Nëntokë të flerë shtrihet,
Pastaj pupthi hidhet,
Pengohet
E përdridhet,
Rënkon,
Si luan çirret,
Pastaj në pritë fshihet;
Si gjarpër
Kullon
Fije-fije,
Gjersa në kope të madhe mblidhet;
Një çast gjithë inat zien,
Çastin tjetër fare s'ndihet;
Si ngjalë
Të rrëshqet
Mes gishtërinjve,
Pastaj të përmbledh me forcë goxille.
Uji është kafshë-
O ti e zbut atë,
O ai të gëlltit të tërë



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.