Letërsia Shqiptare

AMORFE
E shtune, 11-08-2007, 12:56pm (GMT)

Asgjë për gjithçka apo gjithçka për asgjë

Matanë vetës aman
Kur i doli fjalës
Shpirti
Pse lejon zoti i saj

Enigmën e Pegasit të dritës
E preku hëna e vetmisë
Me hapin tjetër shkel
Të nesërmen
Bukës e ujit s’ka mbetur m’u besua
Etja as uria

Në fushën e një fjale
Atdhe
Sa kushi kulloti e piu
Pse lejon zoti i tyre

Në muret e durimit
Sa heshtja u përplas
Neveria na çmendi për ty nostalgji
Të sotmen për nesër e lamë
Edhe ne
Pse ma lejon zoti ynë

Gjithçkaje s’po të them asgjë
Ke me pa kur të dalim
Në anën tjetër



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.