| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Jeton Kelmendi E premte, 18-04-2008, 06:29pm (GMT)
Jeton Kelmendi, poet dhe publicist, lindi më 1978 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, studimet në Prishtinë. Punon për shumë media shqiptare dhe bashkëpunon me të tjera edhe jashtë vendit. Kelmendi është një emër i njohur, për lexuesin në Kosovë, që nga vitet 2000. Ai gjithashtu njihet nga lexuesit si publicist që trajton çështjet politike dhe kulturore. Poezitë e tij janë përkthyer në disa gjuhë dhe janë pjesë e disa antologjive. Jeton Kelmendi është anëtar i disa klubeve ndërkombëtare te poetëve dhe është i prezantuar në revista kulturore sidomos në gjuhën angleze. Esenca e mendimit poetik të Kelmendit është etika e të shprehurit dhe kujdesi me fjalën. Motive dominuese në krijimtarinë e tij, janë lirika e dashurisë dhe realiteti i kohës. Është veteran i luftës së UÇK-së. Aktualisht punon dhe jeton në Bruksel dhe është anëtar i Asociacionit të Gazetarëve profesionist të Evropës. Tituj të veprave Shekulli i Premtimeve, 1999 (poezi) |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||