Letërsia Shqiptare

***
E diel, 14-01-2007, 09:32pm (GMT)

Une ngjaj me bredhat neper male,
Qe te blerte mbeten ne cdo stine,
Qe nuk ka c'u ben acari i eger
Me debore e shi e suferine.

Ajr' i paster, trualli i forte
Valle u jep atyre kaq rini?
Ku ta dish? Natyra ka dhe ligje,
Qe prej nesh i fsheh me xhelozi.

Une ngjaj me bredhat, por, ne dimer,
Tek mbi supe boren pres i heshtur,
Mendja me rri larg te nje qershize,
Qe acari i ngrire e gjen te zhveshur...

1967



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.