Gëzuar ditëlindjen!!!!
E diel, 02-12-2007, 08:51pm (GMT)
Gëzuar ditëlindjen, i vogli yll tek rri e vetmuar në qendër të dhomës në duar mban një palë gërshërë pret e pret rripa të hollë stofi, e përqëndruar mbi to si mbi një lodër të re.
Mbi këmbët e zbathura fijet e pambukta prehen të heshtura, si copa të prera nga historia e jetës tënde.
Sot është dita e lindjes tënde, urimet burojnë nga muret e kësaj shtëpie të madhe që s'duhet të ishte e jotja. Ku është torta me qirinj, i vogli yll ku janë mikeshat e zemrës që të shohin me zili?
Ti nuk do të festosh ditëlindjet e vogëlisë, i pret me gërshërë, si stofin e pambuktë Ti do të vrapojnë vitet, e me një frymë të fitosh lirinë.
|