Letërsia Shqiptare

Gëzuar ditëlindjen!!!!
E diel, 02-12-2007, 08:51pm (GMT)

Gëzuar ditëlindjen, i vogli yll
tek rri e vetmuar në qendër të dhomës
në duar mban një palë gërshërë
pret e pret rripa të hollë stofi,
e përqëndruar mbi to si mbi një lodër të re.

Mbi këmbët e zbathura fijet e pambukta
prehen të heshtura,
si copa të prera nga historia e jetës tënde.

Sot është dita e lindjes tënde,
urimet burojnë nga muret e kësaj shtëpie të madhe
që s'duhet të ishte e jotja.
Ku është torta me qirinj, i vogli yll
ku janë mikeshat e zemrës që të shohin me zili?

Ti nuk do të festosh ditëlindjet e vogëlisë,
i pret me gërshërë, si stofin e pambuktë
Ti do të vrapojnë vitet, e me një frymë
të fitosh lirinë.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.