Dëbora ra për ty
E diel, 02-12-2007, 08:51pm (GMT)
Nata e parë u ul mbi qerpikun tënd, natë janari, ndërsa pritja më ngushtonte zemrën. Ti erdhe, fluturove tek unë, si shpresa, si drita, si më e madhja lumturi. E shtrenjta ime, unë sot jetoj për ty. Edhe era fryn për ty, edhe deti buçet për ty, per ty mbijnë filizat, jeta mbin për ty. Dëbora e parë e këtij viti ra për ty, si për të lajmëruar lindjen tënde, e bardhë, e butë, a pastër, si dita jote e parë.
|