Letërsia Shqiptare

Dëbora ra për ty
E diel, 02-12-2007, 08:51pm (GMT)

Nata e parë u ul mbi qerpikun tënd,
natë janari, ndërsa pritja më ngushtonte zemrën.
Ti erdhe, fluturove tek unë,
si shpresa, si drita, si më e madhja lumturi.
E shtrenjta ime, unë sot jetoj për ty.
Edhe era fryn për ty, edhe deti buçet për ty,
per ty mbijnë filizat, jeta mbin për ty.
Dëbora e parë e këtij viti ra për ty,
si për të lajmëruar lindjen tënde,
e bardhë, e butë, a pastër,
si dita jote e parë.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.