Letërsia Shqiptare

Sot jam nënë
E diel, 02-12-2007, 08:53pm (GMT)

Ndjehem e thellë si një det i tërë,
erë pranvere fryn nëpër sytë e mi,
ndjehem e plotë si një frut i bërë,
sot jam nënë.

Mijëra flutura nëpër gishtërinj,
flokët e tu të zi,
sytë e tu dy yje të pazbuluar ende,
unë sot reflektoj dritën e tyre.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.