Letërsia Shqiptare

Një ditë e re
E diel, 02-12-2007, 08:53pm (GMT)

Mirmëngjes,
një puthje bashkë me kafenë e nxehtë,
flokët e shprishur dhe era e lëkurës tënde
mbi jastëk.

Mirmëngjes,
djelli tek hyn në dritare,
shtyn këngën e zogjve të pranverës,
poezi.

Mirmëngjes,
në sytë e zi, një ditë e re dhuratë
behu mbartur me dashuri,
sa deti.

Një ditë e re me ty,
ajër, frymëmarrje, paqe, dritë,
Mirmëngjes!


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.