| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Hija e kohës E diel, 02-12-2007, 08:54pm (GMT) Nuk e di sa hije bën koha mbi njerëz, mbi histori. Koha është si era, të pashmangshme befasitë. Herë të ledhaton, të përtërin Herë të shtyn e të ndrydh, të mplak. Koha është monopol i kohës, askush s'ka pronësi mbi të. Nuk e di sa hije bën koha mbi realitetin, mbi nostalgjitë, mbi tejpamjen. Koha është si ajri, më kot e masim, e copëtojme, i vemë emër. Ajo endet e padukshme, nëpër fatet tona. Ne për të, plastelinë. Koha për ne, frika e vdekjes. Casale Mto, janar 2004 |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||