Juela Meçani
E diel, 02-12-2007, 08:55pm (GMT)
 |
| Juela Meçani | Juela Meçani i takon asaj gjenerate që ne vitet '90 hyri në artin dhe gazetarinë shqiptare me ambicie të mëdha. Veçanërisht që nga mesi i viteve '90, ajo dha një kontribut të konsiderueshëm në Departamentin e Kulturës në RTSH. Që prej vitit 200 ajo jeton në Itali, duke u bërë një ndër personalitetet përfaqësuese të emigracionit tone në këtë vend. Ndryshe nga shumë të tjerë, Juela Meçani nuk ka reshtur aktivitetin e saj krijues dhe intelektual. Në periudhën 2002-2003 boton faqen ne shqip ne gazeten "Vita Casalese", ndërsa ne 2003-2006 koordinatore e Projektit te BE dhe Sir Optimist "Dire Fare Partecipare". Ajo është fituese e çmimit 1° ne Panairin Nderkombetar te Librit, Torino me nje permbledhje me refleksione poetike në 2003. Librin e saj të pare me poezi "Violinat e qiellit" e ka botuar në 2002, ndërkohë që ka tashmë gati edhe disa projekte të tjera.
|