| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Jul Variboba E merkure, 14-02-2007, 09:35pm (GMT)
Arbëresh, lindi në katundin Mbuzat të Kozenca ( Kalabri - Itali). Mësimet e para i mori në Kolegjin Shqiptar të San Benedetos Ulanos, të themeluar nga Klementi XII me 1735 për arsimimin e të rinjve shqiptare të Kalabrisë. Pas studimeve u kthye në vendlindje, u bë prift dhe u shqua për nje veprimtari te jashtezakonshme mësimore e fetare. E para në fillim këndon e hymnizon virtytet e Shën Mërisë së Virgjër, pastaj me një rrjedhoje të natyrshme këndon jetën e saj që nga lindja e deri në frytnimin e shenjtë dhe lindja e Krishtit, gjithnjë duke u mbështetur në pikat kryesore të tregimit biblik për këtë figurë dhe episode konkrete të jetës popullore arbëreshe. Në këtë vështrim Shën Mëria e Varibobës del si një virgjëreshë arbëreshe e vetëdije poetike, filozofike e lirike.Shën Mëria shfaqet e provohet në jetën e përditshme arbëreshe si grua e thjeshtë e nënë, kurse Shën Mëria shfaqet e provohet në jetën e përditshme arbëreshe si grua e thjeshtë e nënë, kurse Shën Bambini si djalë i pëlqyeshëm, me fantazine djaloshare të vërtetë të autorit. E dyta i këndon Shën Bambinit, në fillim nëpërmjet të të tjerëve për të, madje edhe të vashave; dhe kalon në çaste themelore të jetës së Krishtit, si: Pjesa tjetër e veprës përbëhet nga vjersha të rastit dhe nuk i lidh gje midis tyre, veç frymes se perjithshme shpirterore, keshtu kjo veper ka pamjen e nje permbledhe poetike me nje lidhje tematike.Kjo vepër u botua në 1984 me perkthim në italisht nga studiuese arbëresh Italo Fortino. Albcenter
|
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||