Fletë testamenti
E diel, 14-01-2007, 09:46pm (GMT)
Në zgjimin tim të heshtur të më ngurosin në flijimin tim të begatshëm të verës në nisjen time në fillimin tim të ri në gjumë shekujsh me ndërrime të më zgjojnë le të më puthë rrezja e qartë ngazëllyese e druvarit të fjetur në rudinë myshku le të jetë gjithmonë i blertë mbi gurë emër të mos ketë e shkronja le të flasë në gjuhën e vjetër të kafshës së zezë guaca e kërminj le të vijnë për dasmë mbi rrasën time le të shtrihen edhe ata si dy yje ftohtë le të bëjë verës e verës verë e me një pikë ujë verdhësisë së barit tim le t'i mëshirohen vërmeni atje tek do të tregojë guri për udhën deri te shtëpia ime bërë me dru e kashtë
le të thyhet çdo pasqyrë që ka ballsamosur ballin tim e mërrolën e çastit plot mllef se ja tek po zgjohet er' e re e dashurisë së tokës se jam i parrezikshëm kaq i pafuqishëm mumje përfytyrim që krahasohet me rrahun tek do të më vini përsëri ju pas le të më lënë të fle qetë si pranë stufe dimrit të madh të dashurisë sime nuk do të përpëlitem s'do të rrotullohem s'do të shplohem natën nuk do të kollitem me fjalët e mia le të më mallkojnë në rrasën time atë rrasë të zezë të ftohtë në duart që i kam prekur le të më lëshojnë rrjedhës të qetë të fatit që pret shigjet' e mërisë le të bjerë mbi dhe në shkretëtirën e moskuptimit le të fiket kurrë të mos vijnë kur unë nuk i pres ata që tërë jetën i prita, të dashurit
ç'po flas kështu pash zotin?
|