Nga memoaret e një shëtitësi
E diel, 14-01-2007, 09:50pm (GMT)
Kur u ktheva nën pullazin tim mbuluar me kashtë nën qepallat e lodhjes e të kohës botën e në botë s'kish tjetër pos shkëlqim ari e qelqi mbi rrashta e penda të larta zogj alumini kish edhe uri edhe poetë edhe ujëvare në botë kish njerëz prej druri e kafshë të buta kudo kish edhe hieroglife dy fjalë dhe gjurmë që s'fshihen kish lumenj të egër e fosile të lashta mes muresh të trasha fshesa dhe minj.
|