GJUMI VIGJILENT
E hene, 12-11-2007, 10:27pm (GMT)
Ti flenë duke u përkundur në ëndrrat e lumtura I buzëqeshur duke i shtrënguar ëndrrat e bardha në gji Mendimet laramane marrin përpjetë si flutura Shëtit globusin me shpejtësi rrufeje si në magji Dhe e din se te dera qëndron si statujë fantazma E zezë si futa e me dhëmbë të zgërdhirë si dreq E duke e rrahur kokën e vet me grushte- çfarë hata “Me çfarë guximi këta i thonë çdo të mire mirëmbeç!?” Edhe vazhdon gjumin vigjilent dhe ëndrrat e idealit Që nuk ka fantazmë as dreq që askurrë mund t’ lidh Fluturon i lirë qiellit të vrerët sikur Sokol Malit Dhe në vazhdim njënganjë problemet shkon duke i zgjidh
|