FITORJA JONË
E hene, 12-11-2007, 10:28pm (GMT)
Nëntëdhjetë e nëntë herë na i thyen gishtërinjtë S’bëzamë! Nëntëdhjetë e nëntë herë na e rrjepën lëkurën Nuk ofshamë! Nëntëdhjetë e nëntë herë na e thyen kurrizin S’u rrëzuam! Nëntëdhjetë e nëntë herë na i thyen brinjët U mësuam! Nëntëdhjetë e nëntë herë na e shtypën kokën S’u përulëm! Nëntëdhjetë e nëntë herë na e thyen mjedisin S’u përkulëm! Nëntëdhjetë e nëntë herë na i thyen këmbët S’u gjunjëzuam! Nëntëdhjetë e nëntë herë na e prenë gjuhën Nuk belbëzuam! Nëntëdhjetë e nëntë herë na poqën në hell Hellin e fikëm! Nëntëdhjetë e nëntë herë na shpuan në dell E shuam zhigun! Nëntëdhjetë e nëntë herë na përvëluan me valë S’u përvëluam! Nëntëdhjetë e nëntë herë na dogjën në zjarr U farkuam! Nëntëdhjetë e nëntë herë na ngrinë në akull Nuk u ngrimë! Nëntëdhjetë e nëntë herë na lanë të vdekur U përtërimë! Edhe nëntëdhjetë e nëntë herë të na zhdukin Do t’luftojmë! Edhe nëntëdhjetë e nëntë herë të na korrim Do të fitojmë!
|