Burrat i perzene me burra-mua me gra
Fjale dashurie nga Pertej
Nga Visar Zhiti
 |
| Kalosh Çeliku |
Shkrimtari gjysmeshekullor, por gjithmone djalosh nga Kerçova, afer Shkupit, në të vërtetë, gjithmonë afër poezisë së dashurisë dhe sfidave të fjalës,Kalosh Çeliku,është autor i më shumë se 20 librave poetike, por edhe me prozë, romane dhe drama, ku spikat sinqeritetin,nje ndjednjë hakërrue-se pafajësie, gjithmonë në konflikt me ata që pengojnë dashurinë, që shtiren dhe e bëjnë të mangët duke penguar edhe jetën e të tjerëve. Prandaj poeti edhe krijon kultin e lirisëdhe asnjë kult tjetër,lirisë për të qenë ai që do, mundësisht i gëzuar, i dashuruar vazhdimisht dhe pandërprerje, qoftë dhe me veçimin nga të tjerët,një vetmi e detyruar,pa u shqetësuar për filozofinë e saj dhe kështu ai i beson me lehtësi të përditëshmes së vetë,jetës dhe vdekjes se edhe vdekja është vazhdim,ku sipas poetit,do ta vazhdojë dashurinë,pse jo edhe pijen,gotën me verë,miken tjetër,kështu që nga koha e Homerit,Khajamit e përkëtej në postmortumin e përfundëm.Prandaj edhe ai e ndjen veten siç e ka shpallur “ policia letrare”,(vërtet që ka edhe polici të tillë),”rebel të papërmirësueshëm”.ndërkaq zbulojmë një shpirt polemist,të vrullëshëm dhe poeti Kalosh Çeliku na shfaqet si një kaçak i kahershëm,i armatosur me penë,i gatëshëm të stigmatizojë e të kacafytet me këdo,edhe me “nënën parti”….
Dhe ne joshemi kështu për të ditur diçka më tepër për Kalosh Çelikun,Kryetarin e Lidhjes së Shkrikmtarëve Shqiptarë të Maqedonisë,që çdo vit mbledh shkrimtarë dhe poetë në netët
poetike të verës nën Rrapin e Shkupit.
Kalosh Çeliku ka lindur në fshatin Cërvicë në Kërçovë.Shkollën e Mesme e kryen në Shkup,ndërkohë që studimet e larta i mbaron në Prishtinë për Letërsi.
…braktis Parisin,Universitetin e Sorbonës dhe kthehet në Shkup ku vazhdon të shkruaj .Veprat e para datojnë në vitin 1982 për të vazhduar në mënyrë periodike të pa ndërprerë deri më sot.Disa nga librat e tij të fundit janë – Loja e syve-Vjellja e zorrëve- E përcolla Natën-Mbrëmë fjeta me vjeshtën- Vdekja me deshi më pak se ti-Atdheu ky burrë pa grua-Burrat i përzënë me burra,mua me gra.
Ars Web Albania