Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 09-07-2008, 08:19am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
 » Kim Mehmeti
 » Klajd Kapinova
 » Keze (Kozeta) Zylo
 » Kujtim Dashi
 » Klito Fundo
 » Koçi Petriti
 » Koço Kosta
 » Kolec Traboini
 » Karl Gurakuqi
 » Kujtim Mateli
 » Kadri Osmani
 » Kalosh Çeliku
 » Kostaq Duka
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët K » Karl Gurakuqi
 
Karl Gurakuqi (1895-1971)
E shtune, 21-07-2007, 08:46pm (GMT)

(Shkodër 24.03.1895 — Bressanone 6.12.1971)

Jetëshkrimi. — Leu në Shkodër me 24 Mars 1895. Mësimet fillore i bâni në Shkollën Françeskane ku filloi edhe të mesmet, të cilat i mbaroi në Salzburg; kreu fakultetin e filozofís në Gratz. Shërbeu vijimisht n’arsimin kombtár që nga vjeti 1917, mâ të shumtën si profesuer gjuhsije; qe inspektuer arsimi në Vlonë, Shef Seksjoni në Ministrín e Arsimit, drejtuer lyceu, antár i Komisjonit Teknik, profesuer i shqipes dhe i latinishtes n’Institutin femnuer “Nana e Skandërbeu”, në Tiranë, etj. Veproi edhe si mis, qortues librash shkollorë dhe Sekretár i Përgjithshëm i Federatës “Atdheu” (Vlonë, 1921-1922). Sot gjindet si Inspektuer Epruer pranë Ministrís s’Arsimit dhe âsht pjestár efektiv i Institutit të Studimevet Shqiptare me cilsí letrari dhe lavruesi të gjuhës shqipe.

Veprat. — Veprim i tij letrár u zhvillue kryekreje në lamën fletorare dhe të përkthimevet, gadi përherë rreth argumentash gjuhësorë-letrarë. Qe Drejtuer i të përkohëshmevet “Agimi” (1920-1922), “Revista Pedagogjike” (1925-1927), “Mësuesi”, (1928), “Shkolla kombtare” (1938) dhe redaktuer i revistavet “Atdheu”, e “Illyria” (në perjudhën e dytë, (1935-1936), ku botoi në 36 numra rresht nji fjalorth fjalësh të rralla me shpjegime. Bashkëpunoi ndër fletore të ndryshme të Shqipnís. Botimet e tija janë: 1) “Libër leximi”, për shkolla të mesme me Mati Logorecin e L. Naraçin (1920); 2) “Gjenovefa” dram 5 veprimesh, me L. Naraçin (1921); 3) “Ilirët” nga Dr. Karl Patsch (1923); 4) “Ditunija gjuhore indogjermane” nga Dr. Paul Kretschmer (1923); 5) “Zemra” nga Edmondo de Amicis (1924 e 1932); 6) “Gjendja  ekonomike e kulturore e Shqipnís në kohën e kalueme” nga Dr. Karl Patsch (1925); 7) “Serbët dhe Shqiptarët” nga Dr. Milan Sufflay me Z. Fekeçin 81926); 8) “Rrjedhja e punëve në Shqipní” nga Alfred Rappaport (1928); 9) “Lule” roman historik i gjermanit Fabjan Barcata (1930); 10) “Si u shkaktue lufta e Madhe” nga Dr. A. Wegerer (1931); 11) “Visaret e Kombit” vëllim I dhe 12) “Visaret e Kombit” vëllim III në bashkëpunim me Filip Fishtën (1937); 13) “Gramatikë latine” (1938); 14) “Ushtrimet e gramatikës latine” (1938); 15) “Syntaksa latine” (1939); 16) “Visaret e Kombit” vëllim IV (1939); 17) “Te praku i jetës” (1940) dhe 18) “Rreze Drite” (1941) nën kujdesin e Ernest Koliqit në bashkëpunim me Kolë Kamsin; 19) “Historija e letërsís romake” nga F. Vivona (1941), etj.

Shenjimi ynë: Mbas përfundimit të Luftës së dytë Botnore, Karl Gurakuqi u largue për në Itali. Këtu bashkëpunoi me revistën “Shejzat” të Koliqit. Vdiq në Bressanone me 6.12.1971

SHKRIMTARËT SHQIPTARË, Pjesa II, Tiranë, 1941.

Pregatiti: Arben Marku

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Pál Gjoka (21-07-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]