Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E merkure, 08-10-2008, 02:24am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
 » Kim Mehmeti
 » Klajd Kapinova
 » Keze (Kozeta) Zylo
 » Kujtim Dashi
 » Klito Fundo
 » Koçi Petriti
 » Koço Kosta
 » Kolec Traboini
 » Karl Gurakuqi
 » Kujtim Mateli
 » Kadri Osmani
 » Kalosh Çeliku
 » Kostaq Duka
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët K » Kim Mehmeti
 
Jam i yti deri sa të vdes
E hene, 15-01-2007, 07:01pm (GMT)

Po, mu këto fjalë ia thashë Lules asaj dite. Aq më bënte për gjatësinë e rrugës që çonte deri në vdekje dhe për ecjen e mundshme nëpër të përderisa ngihesha me puthjen e Lules. Dhe ndoshta shumë shpejt do të vdisja i lodhur nga dashuria që ndjeja ndaj saj sikur të mos qortoheshim në një kaqene në Vjenë. Aq keq u qortuam sa menjëherë e kuptova se ishte marrëzi dhe tepër marrëzisë të udhëtoja deri në vdekje me një vashë të cilën e hidhëronte çdo shikim imi drejtuar kah ndonjë femër tjetër. Vasha e cila nuk e ka kuptuar se nuk ekziston qengj të cilin nuk do ta pëlqente ujku! A mirrej ajo rrugë aq e gjatë dhe e lodhme deri në vdekjke, me të! Po pra, e lodhshme do më ishte tërë ajo rrugë me Lulen, ngushëlloja veten në kupenë e ngushtë të trenit ku ëndërroja këngën e dallandysheve mbi lumin e fëmijërisë sime, jehonën e zërit të faqekuqeve në fshatin tim që i gëzoheshin agsholit të hershëm.

U ndamë ikur të mos kishim qenë kurrë bashkë. Shpejt e harrova. Në ndërkohë edhe shumë të tjerave ua dhashë betimin e njëjtë i dehur nga puthja e parë që ma dhuronin. Ajo dehje më bënte të harroja se hapësira që ndan puthjen e tyre dhe vdekjen quhet jetë. Se ajo hapësirë është përplot ngushtica, të ngarkon barrë të rëndë dhe nuk ka as freskinë e as nektarin e puthjes së parë.

Pas shumë vitesh, duke shëtitur i vetmuar buzë Senës, më ra në sy shtati i bukur i një vashe që ecte disa hapa para meje. Unë vetëm, ajo vetëm. Mundësi e mirë t’i shpallim luftë vetmisë në dhomën time të hotelit, thashë duke shpejtuar hapat që ta arrij. Dhe u shtanga! Ishte Lulja ime e dikurshme! Edhe asaj iu prenë këmbët. Tani edhe më e bukur se dikur. Në krahun e djathtë kishte bërë tetuazh betimin tim të rrejshëm. Posa fillova t’ia ledhatoj krahun filloi t’i qërohet lëkura edhe t’i shndërrohet në fjolla bore dhe të cilat binin mbi trotuar. Fluturuan dy pëllumba dhe filluan të hanë lëkurën e krahut të saj. Përnjëherë njeri prej tyre fluturoi dhe u përplas mbi një veturë që kaloi aty pari me të shpejtë. Oh, klithëm unë dhe Lulja. Harruam pëllumbin tjetër i cili qëndronte pranë këmbëve tona. Lulja mori pëllumbin e vdekur në dorë dhe u largua duke dënesuar. Mbeta vetëm me pëllumbin e dytë të cilit papritur filluan t’i pikin të gjitha pendlat nga trupi. Për një çast mbeti cullak. Dhe u zhduk nën gjethet e thara që mbulonin trotuarin. U shndërrua në mi! Lule, lule..., thirrja pas saj. Në çastin kur doja t’i them zëshëm: ndoshta nuk do të jem yti gjithmonë, por do të të kujtoj deri në vdekje, ajo u zhduk në tollovinë e kalimtarëve. Fjalët më ngelën thellë në vetëdije dhe ende dëgjoj jehonën e tyre, si kanosje e disa kohëve të mia të vdekura.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Me kordele të kuqe (15-01-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]