Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 07-09-2008, 04:40am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
 » Kim Mehmeti
 » Klajd Kapinova
 » Keze (Kozeta) Zylo
 » Kujtim Dashi
 » Klito Fundo
 » Koçi Petriti
 » Koço Kosta
 » Kolec Traboini
 » Karl Gurakuqi
 » Kujtim Mateli
 » Kadri Osmani
 » Kalosh Çeliku
 » Kostaq Duka
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët K » Kim Mehmeti
 
Samimija
E hene, 15-01-2007, 07:02pm (GMT)

Vrapojmë teposhtë rrugëve të ngushta të Bejollit. Qeshja jonë e zëshme rrëshqet pas duke ndjekur vrapin tonë. Poshtë deti. Anijet e fjetura. Taksitë që bartin udhëtarët e vonuar. Ulemi buzë detit. Fytyrat tona pasqyrohen mbi syprinën e ndriçuar të tij. Nën atë suprinë është mbyllur terri i thellë. Shikojmë fytyrat tona dhe qeshemi zëshëm. Në çastin kur njëri tjetrit ia dhurojmë puthjen e pasmesnatës, një pulëbardhë lëshohet m’u mbi fytyrat tona të cilat janë pasqyruar në syprinën e detit. Portreti ynë gruporë coptohet dhe deformohet në rrathë të panumërt epiqendra e të cilëve shënon buzët tona të puqura. Pulëbardha mori në sqepin e vet puthjen tonë, dhe na i gërvishti faqet që na i ledhatonte freskia e natës.

Vazhduam vrapimin drejt rrugës Arnautlluk. Dhe kurrë më prej asaj nate nuk u takuam. Kërkojmë pulëbardhën që gërvishti dashurinë tonë. Disa që vizitojnë Stambollin thonë se e kanë parë duke bartur në sqep buzët tona. Dhe krrakëllon dhembshëm për një puthje të largët. Ajo krakëllimë edhe tani shpeshherë më zgjon nga gjumi, më detyron të shëtis nëpër dhomën e zbrazur dhe ma rikujton atë natë të largët kur përgjithmonë vdiq diçka në qenien time.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Në thellësitë joshëse (15-01-2007)
Jam i yti deri sa të vdes (15-01-2007)
Me kordele të kuqe (15-01-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]