Enigma e gurit
E hene, 15-01-2007, 07:34pm (GMT)
Gjithkush dashunohet n’diçka e unë u dashunova në enigmën e gurit.
Në rebusin e gurtë gjeta shtegun e andrrës e mugullimin e sythit të njomë në prak pranverash.
Xixa stralli ma ndezin eshkën e gjakut e jam dell i ngrimë në ballin e shkambit.
Gjithkush dashunohet n’diçka e unë u dashunova në enigmën e gurit.
Guri - rit i shejtë i të parëve të mi.
|