Pax Vobis!
E hene, 15-01-2007, 07:39pm (GMT)
“Pax vobis ’, kufoma jetësh të zhgënjyeme!” Pëshpërisin gjuhët e blerta të selvive E shelqeve u ranë gojët Në litani mortore pa mbarim.
Mbi eshtna martirësh randojnë E dridhen prej pezmi gurët e zajeve, Kullojnë helm kaltërsitë.
*U kushtohet patriotëve të pushkatuem mbas mureve të Rmajit, në Zall të Kirit.
|