Le te heshtim
E hene, 15-01-2007, 08:27pm (GMT)
Lamtumirë, mike, lamtumirë, Midis nesh tani nuk ka asgjë. Ato netë që bashkë i kemi gdhirë, Le të heshtin si filmat pa zë.
Le të heshtin orët erotike, Shtrirë mbi një shtrat të çrregulluar, Mes rrënkimesh, afshesh e dënesash, Ndër çarçafë çmendurisht të ngatërruar.
Ti aty e flake virgjërinë, Lodrën fëminore, që të mbeti. Një njollë loti dhe tjetra ngjyrë vishnjë Vajzërinë e brishtë përshëndeti.
Ti e di sa bukur ne kaluam, Ti e di që duheshim aq fort, Por takimet kanë edhe ndarje, Buzëqeshjet kthehen shpesh në lot.
| Other Articles: |
 |
Seks (15-01-2007) |
|