Për ty që të dua
E hene, 15-01-2007, 08:40pm (GMT)
Unë emrin tënd e zë rrallë në gojë kjo do të thotë që në zemër e ruaj thellë veç në ndodhtë të kthehem në rrenojë do të dalësh si legjenda mbi një kështjellë
Unë emrin tënd s'e kam vënë në asnjë vjershë E s'do ta shkruaj as në vargun më me bujë Kjo do të thotë që gjërat me peshë rrinë në thellësi dhe është zor t'i ngresh mbi ujë
|