Vallja gorare
E hene, 15-01-2007, 08:41pm (GMT)
Me nje shtyrje gjuri ngjitet Me nje thyerje gjuri zbret Sikur ecën nëpër vitet Po çon historinë e vet
Sa shpalos një trill shamie Nga mëngoret e mëdha Del një re thëllëzërie Ç’gushëkuqe e ç’guguçe ka
Me çdo palë fustanelle Fllade mbledh, furtunë përcjell Herë muros një mur kështjelle Herë përkulet lule mbjell
Pa kur shenjë bën me vetull Ç’gurrë gërrnetash rrokullis! Njëqind shqipe mbledh nën sqetull Treqind shqipe larg i nis
E me nje shtrëngim të dorës Shoku shokun supit kap Brof te shohë nga Guri i Gorës Mbi Tomorr e mbi Korab
Nën opingat xhufkëkuqe Tokën dredh e ajrin gris Herë përzen një nisje lufte Herë në hon një xhind gremis
Dhe nën vetëtimë të xhufkës Shoku shokun rrok perkrah Brof të shohë nga sheshi i luftës Përtej maleve çfarë ka?
Me një shtyrje gjuri ngjitet Me një thyerje gjuri zbret Sikur ecën nëpër vitet Përcjell historinë e vet…
|