Do të vizatoj harkun e portës tënde
e këndin e rrugës që kalove në mëngjez,
bredhin ku mbështete vështrimin
e flakërimen e rrufesë që mes resh u përndez.
Do të hedh në akuarel pikat e shiut
që zbritën nga qiejt e të prekën,
zogjt që u gjënden të mardhur përjashta
e në retinën e syve të ty strehëz gjetën
Do të skicoj imazhin e një taksije
që të priste në Bel Avenju,
semaforët e kuq do ti mbaj ndezuar,
që ti të mos ikësh kurr më që këtu.
Do të hedh në telajo tulipanët e drojtur
e tingujt e një pianoje të largët,
që mbinë si motiv në buzët e tua
"For Eliza" që atë mëngjez shkrinte akuj.
Do të marr çdo etyd që u gjënd në udhën tënde,
me shpresë që brenda tyre sërisht shfaqesh ti.