Përse kjo letargji dimërore e tejskajshme?
Pse kjo heshtje e gjatë - tmerrësisht e pafundësisht e gjatë,
nën borëra që shtresëzojnë njëra-tjetrën,
e hejt e akullit varen prej qiellit duke lotuar mbi sytë e ëndrrave,
që flenë nën qëpalle të mbyllura në letargjinë e dimrit?!
Pse kjo shurdhëri drithëruese si brënda murevë të qelqët?
Përse ky memecllëk që i kafshon gjuhën mendimit?
Kjo letargji dimërore që na ka pushtuar mua dhe ty,
mbase dhe të tjerët - tërë hemisferën veriore,
mos do të thotë se brënda nesh, eh, brenda nesh,
si në një shpellë akulli - fle një ari prej bore.