REQUIEM PËR NJË GJETHE
E premte, 15-06-2007, 09:23pm (GMT)
Ra një gjethe mbi stol një ditë vjeshte, kur në lulishten e qytetit tim isha vetëm. Nuk e di pse më erdhi e ç'donte të më thoshte e ç'note muzikore kish sjellur me vehte.
E lashë të këndonte vokalica si vajzë që nga mësimet e liceut kish ikur, por fryjti një erë djallëzore e ftohtë e këngën ja nderpreu papritur.
Frymën e fundit la në dorën time me një tingull të verdhë, të venitur.
15 prill 2005
|