Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 07-09-2008, 06:43am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
 » Kim Mehmeti
 » Klajd Kapinova
 » Keze (Kozeta) Zylo
 » Kujtim Dashi
 » Klito Fundo
 » Koçi Petriti
 » Koço Kosta
 » Kolec Traboini
 » Karl Gurakuqi
 » Kujtim Mateli
 » Kadri Osmani
 » Kalosh Çeliku
 » Kostaq Duka
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët K » Kolec Traboini
 
BALLADE E PISTE
E premte, 15-06-2007, 09:27pm (GMT)

Shtrirë gjërë e gjatë në tërë Ballkanin
prerë me hanxharë një shekull - pa mëshirë
mbetur kërcure me dy pëllëmbë truall
gjymtyrët nën hije - koka nën diell.

U vra - u rivra por prap u ngrit
me ëndrra eshkëndezura të lirisë
por torba e shpresës humbi detit larg
e maleve të Pindit u shqye e u gris.

Ballada bizantine tmerresh pafund
ofshajn në qiell prej zgavrrës së gjoksit
të këtij trupi lakuriq me brinjë të thyera
ku gjithësekush i sajon një ornament këtij skeleti.

E quajnë mbretëreshë të dënjë për kurorë
për fron e oborr për pajë e për prikë
të tjerë, që edhe ata duan ta rjepin
e duan seks-nudo Republikë.

Sa kohë që qumështi i Rozafës rrjell
mëkon shtetarë nëpër kolltukë
në qiell e ngrejnë e me fjalë e me lajka
e i fusin duart si kopukë.

Të tjerë e shajnë, e quajnë shtrigë,
e shtyjnë, e rrahin, i hidhen pas qafe,
e lënë pa bukë, në errësirë e lënë
dhe ujin në poçe e ka të pakët.

Ja grisin fustanin, i kafshojnë gjijtë
e mallkojnë dhe e pështyjnë me gëlbazë të ligë
bëjnë seks në mullarë me trupin e brishtë
në fytyrë e shurrojnë pa turp e pa frikë.

E lajnë me sapllake, i hedhin aromë
i veshin fustan pas mode në Paris
i presin bilieten për avion
në Strasburg e çojnë ta shpallin Miss.

Gjithësecili pa drojë kësaj ballade i shton
vargje me rimë e pa rimë, a të pistë
me metafora banale erë përç ministrash
sipas përvojës së meritokracisë

         * * *

Shtrirë gjërë e gjatë në tërë Ballkanin
prerë me hanxharë një shekull - pa mëshirë
mbetur kërcure me dy pëllëmbë truall
gjymtyrët nën hije - koka nën diell.


Boston, 10 Korrik 2003


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
SHËN VALENTINI POET (15-06-2007)
INTERLUD (15-06-2007)
BUDA I TRËNDAFILAVE (15-06-2007)
U BËRA TRUNG... (15-06-2007)
REQUIEM PËR NJË GJETHE (15-06-2007)
LETARGJI DIMËRORE (15-06-2007)
LEGJENDA KËRKON NJERIUN (15-06-2007)
VAJZA ME BISHTALEC (15-06-2007)
DASHURI DYGJUHËSHE (15-06-2007)
AKUAREL (15-06-2007)
17 TRËNDAFILAT E RRUGËS ALEKSANDËR MOISIU (15-06-2007)
PLAZMIMI I ERËS (15-06-2007)
VENUS PA KOKË (15-06-2007)
NUK TË KAM HARRUAR (15-06-2007)
SHTËPIA NË SOUTH STREET (15-06-2007)
QIELL I VDEKUR (15-06-2007)
A BËN TË SHKOHET NË PARAJSË, ME SHKARPË? (15-06-2007)
Sonata e yjeve (15-06-2007)
Kur të vdesësh ti (15-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]