Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 06-09-2008, 11:43pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
 » Kim Mehmeti
 » Klajd Kapinova
 » Keze (Kozeta) Zylo
 » Kujtim Dashi
 » Klito Fundo
 » Koçi Petriti
 » Koço Kosta
 » Kolec Traboini
 » Karl Gurakuqi
 » Kujtim Mateli
 » Kadri Osmani
 » Kalosh Çeliku
 » Kostaq Duka
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët K » Kolec Traboini
 
HIRUSHJA
E premte, 15-06-2007, 09:28pm (GMT)

Hirushe me flokë të zinj e shpirt të brishtë
frut i pjekur çukitur prej cicërimave
flok dëbore që shkrinë në buzën e nxehtë
a nuk ke frikë që troket në dritaren e poetit
këtë mëngjez, tek yjet shuhen e ëndrrat marrin krahë
tutje Kashtës së Kumtrit
ku koha ka ngecur pendulin e vet të artë
ndërsa në rrëpirat e qiellit
aty ku horizonti puthet me detin
një shportëz e artë me zëmren tënde
varet tek Ylli Mëngjezit.

Hirushe, o ëndërr e zjarrtë e përjetshme rinie
në natën e verës së gushtit të rreshkur
mos e mbaj frymën varur tek kajsia e oborrit
se poeti kur shkruan ka fuqinë e demonit.

Çan qiejt e natës e poçet errësirës ja thyen
hënen e shtryll si limon
tej e përtej galaktitash e vertit diskun e diellit.

Hirushe, ti kënga Mjellme ardhur prej kaltërsive të detit
mos shkel me këmbën tënde të vogël tek pragu
ku poeti si grackë ndjenjash ka vënë këpucën e artë
se kur porta do hapet, zhytur në metafora poetike
në prëhrin e fantazis tek e ndjen vehten Kryezot
në karrigen prej lisi të moçëm do të shohësh veç një plak.

Prej hapsirave të planeteve tek i vinë tinguj të largët
e këndon i frymëzuar si një Kupid i hazdisur
me harpë tek i bën serenatë Safos së bukur
poeteshës së ishujve të Egjeut
do të të thotë ty - kinse asaj do ti thotë:

Hirushja ime - Safoja ime e ëndërrimeve
Shpirti e mban njeriun:

si qielli i mban retë,
si dielli e mban tokën,
si trungu i mban gjethet
si lulet i mban pema,
si farat i mban frut
si lumin e mban shtrati
si këngën e mban gjoksi

ashtu dhe unë mbaj shpirtin tënd
në pëllëmbën eshkë të dorës së përvëluar.

Merrme pra lëkurën e daulles së rrudhur
e kthema rininë që mu përhumb nëpër yje
që dhe unë të tret me zjarrin e shpirtit
si Khajami i dehur neper poçe vere
një kristal rubini në buzën tënde!


Boston, 8 Gusht 2003


Lexo/Shkruaj Komente (1)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
BALLADE E PISTE (15-06-2007)
SHËN VALENTINI POET (15-06-2007)
INTERLUD (15-06-2007)
BUDA I TRËNDAFILAVE (15-06-2007)
U BËRA TRUNG... (15-06-2007)
LETARGJI DIMËRORE (15-06-2007)
REQUIEM PËR NJË GJETHE (15-06-2007)
LEGJENDA KËRKON NJERIUN (15-06-2007)
VAJZA ME BISHTALEC (15-06-2007)
DASHURI DYGJUHËSHE (15-06-2007)
AKUAREL (15-06-2007)
17 TRËNDAFILAT E RRUGËS ALEKSANDËR MOISIU (15-06-2007)
PLAZMIMI I ERËS (15-06-2007)
VENUS PA KOKË (15-06-2007)
NUK TË KAM HARRUAR (15-06-2007)
SHTËPIA NË SOUTH STREET (15-06-2007)
QIELL I VDEKUR (15-06-2007)
A BËN TË SHKOHET NË PARAJSË, ME SHKARPË? (15-06-2007)
Sonata e yjeve (15-06-2007)
Kur të vdesësh ti (15-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]