O NJERI
E premte, 15-06-2007, 09:33pm (GMT)
Në mbetësh në errësirë ndonjëherë o njeri krejt i vetëm me mendimet e tua e mjerimin tënd përpiqu para së gjithash të zgjosh në këtë heshtje kujtimet e herëshme në do të kesh pranë driten dhe njerinë.
Atëherë me errësiren nuk do të kesh pika takimi atëherë errësira do të ketë frikë prej teje e ti kurrë prej saj
ja tek terhiqet në skutat e qelise si egërsira agimeve...
Mjer ai që nuk gjen dritë në këto rizgjime!
17 dhjetor 1987
|