Si gjithë lumejt nis udhë nga malet
nën një shqiponjë në fluturim
ec- ec e kurr nuk ndalet
përmes fëmijerise ky lumi im.
Ka dyzet vjet që pas më ndjek
me gurgullimën këngë të gjatë
sikur fëmijëria ime është
një shtrat ku rrjedh ditë e natë.
Të gjithë vocrrakët në Hot të Ri
si zogj pranë tij i rrihnin krahët
aty pa dielli trupin tim
aty pashë hënen tek po lahej.
Aty jam qarë, aty ka qeshur
e kam përkedhel me dashuri.
ditën që babai shkoi,
ai i mori lotët e mi...
I mori lotët e vogëlushit,
i çoi në det, larg në det
- Sa kripë paska sivjet uji?!
të gjithë thanë atë pragvjeshtë.
Kalova jeten si një lumë,
i qetë, e herë i hidhëruar
por ngeli në ujëvarë të shpirtit
ajo rrëkezë e hidhëruar.
* * *
E merr burimin lart nga malet,
me një rrëkezë të shpirtit tim
në shtratin e fëmijërisë së nxehtë
Ti lumi Kir- Ti Deti im!
Hot i Ri, Shkodër, 1985