Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 10-10-2008, 08:53pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
 » Kim Mehmeti
 » Klajd Kapinova
 » Keze (Kozeta) Zylo
 » Kujtim Dashi
 » Klito Fundo
 » Koçi Petriti
 » Koço Kosta
 » Kolec Traboini
 » Karl Gurakuqi
 » Kujtim Mateli
 » Kadri Osmani
 » Kalosh Çeliku
 » Kostaq Duka
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët K » Kolec Traboini
 
ELEGJI PËR MARIEN
E premte, 15-06-2007, 09:40pm (GMT)

Ura e Mesit kaluar mbi Kir
siç më mbaje ti mbi kurriz
lumi peshen e njëmije vjetëve
ti pesë vjetët e mija

dy brigje bashkon ura
ti me bashkon me fëmijërinë e herëshme
gurët e urës, s'i hëngri dot lumi
gurët e shpirtit mi grryejti malli për ty, Marie!

Gur në gur
lumi fustanin ta prekte
ti qeshje Marie, ti qeshje
fëmijërinë time akoma në krah merr:
...hop matanë lumit
hop, matanë fëmijërisë!

Gur në gur
në kreshtat e valëve
ti këndoje, Marie, këndoje
në shpatet e maleve
...fëmijëria ime kaluar
në këngën tënde!

Gur në gur
në lumë e në shpate
"Shegë e ëmbël, shegë e butë
më shkoi vera pa të këputë..."
...sikur ti të ishe shegë
varur shpatit në një degë, Marie!

Gur në gur
me faqe të kuqe
plasur shega në buzë
aromë vjollce në gojë
era mollë era ftua
qershizë moj Marie
e pastër si krua!

Gur në gur
pësëmbëdhjet vjetët e tua
vdekja ti rrëmbeu
me lotin e kaltër
për lumin, për zogjtë
për mua, Marie!

"Shegë e ëmbël, shegë e butë..."
s'e dëgjuam më atë këngë:
në verë shterroi lumi
në vjeshtë s'pati shegë
në dimër ikën zogjtë
...katër stinë pa zërin tënd, Marie!

Tridhjet vjet rrodhi lumi në merakun tim
kreshtë e mallit ndezur
kënga e shegës së ëmbël mbeti lidhur
në nyjë të fëmijërisë

urë që lidh dy brigje
dy shpate
dy degë
dy zogj
dy këngë
dy jetë

...fëmijëria ime me rininë tënde
lidhur nyje Marie!

Hot i Ri, Shkodër 1985


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
IM ATË (15-06-2007)
TI LUMI KIR - TI DETI IM (15-06-2007)
TRABOINI (15-06-2007)
KOHA E PROSTITUTAVE (15-06-2007)
IKEN KUAJT (15-06-2007)
ME DY GISHTA NE ERE (15-06-2007)
LAKURIQ NE ASFALT (15-06-2007)
MOS VDIS DASHURI (15-06-2007)
O NJERI (15-06-2007)
I THEM VDEKJES JO! (15-06-2007)
T I R A N I (15-06-2007)
Vjeshtë Italiane (15-06-2007)
ANTIKOHA (15-06-2007)
HIRUSHJA (15-06-2007)
BALLADE E PISTE (15-06-2007)
SHËN VALENTINI POET (15-06-2007)
INTERLUD (15-06-2007)
BUDA I TRËNDAFILAVE (15-06-2007)
U BËRA TRUNG... (15-06-2007)
REQUIEM PËR NJË GJETHE (15-06-2007)
LETARGJI DIMËRORE (15-06-2007)
LEGJENDA KËRKON NJERIUN (15-06-2007)
VAJZA ME BISHTALEC (15-06-2007)
DASHURI DYGJUHËSHE (15-06-2007)
AKUAREL (15-06-2007)
PLAZMIMI I ERËS (15-06-2007)
17 TRËNDAFILAT E RRUGËS ALEKSANDËR MOISIU (15-06-2007)
VENUS PA KOKË (15-06-2007)
NUK TË KAM HARRUAR (15-06-2007)
SHTËPIA NË SOUTH STREET (15-06-2007)
QIELL I VDEKUR (15-06-2007)
A BËN TË SHKOHET NË PARAJSË, ME SHKARPË? (15-06-2007)
Sonata e yjeve (15-06-2007)
Kur të vdesësh ti (15-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]