O Zot, dashuria gjithnje rilind
si Feniks nga zjarri i shuar
Pikëzat e vogla, një galaktikë e pafund
mbi trupin tënd si stuhi yjesh ndizen e shuhen
uji s'ka të reshtur
trupi s'ka të shuar
nën puthje të ngrohta që s'kane të ngopur nga etja për ty.
Yjëzimi i kalter tret kripen e lëkurës
atë pikë det të jonizuar në shpatullën tënde
aromë që sfidon deodorantet moderne
këtë standartizim neveritës
që e bën dhëmbjen pa formë e dashurinë pa shije.
Era e trupit të femres është aroma e saj e patjetersueshme
njërëzore, pak e athët, që nuk të bën kurr të velesh
por gjithnjë ta duash...
Ti nimfë e grua gjithnjë nën dushin e kaltër që tret aromen e detit
nën puthje bulëzash që dashurohen marrëzisht me gjirin
tënd të bardhë
e shkrihen e treten në marrëzi xhelozie
( xhelozi sterile-mashtrim i vetvehtes)
e humbasin... humbasin potershëm në rrëkera ujrash
tek marrin pas vehtes kujtimin e djeshem.
Në djall! Le të ikin!
Ata që na braktisin le t ikin
nëpër mugëtira harrese, trishtimi.
Le të ikë e djeshmja
si një molusk fosforoshent i vdekur...
Sepse,o Zot, dashuria gjithnjë rilind
si Feniks nga zjarri i shuar.
Rroftë e nesermja
diçka e bukur, e ngrohtë
që të sëmbon në lartesinë e gjoksit
në thellësi të dhëmbjes, diçka
që sa më shumë perpiqesh ta harrosh
aq më teper ështe brenda teje.
Ja, erdhi e nesermja në trajtë Kupidi
troket në dritaren tënde
me një masë vere në kupën e qiellit.
Shigjetari te therret ta pish e ti e rrekellen me droje
gëllënken e zjarrtë
nen rrezet e diellit
e pak e nga pak
ti ndjen sërisht në lekure - shijen e kripës dhe eren e detit
e sërisht buzët përthahen e ndizen...
Gjithnjë e më shumë e ndjen vehten grua
Pak si të gjitha - e krejt ndryshe prej tyre
Ti, Era ime, që më shtyn gjithnjë të rend!
Boston 2000