|
|
|
MJELLMA E GURORES
E premte, 15-06-2007, 09:48pm (GMT)
Ai nuk hyri ne dyqan, por hodhi nje shikim te gjate e kerkues. Kur syte i zune shitesen prane banakut, e mbajti frymen. Frynte puhiza e mbremjes. Qielli mavi mbulohej nga yje qe digjeshin. Here pas here ne hapesire perhapej gjemimi i larget qe vinte nga gurorja. Ai rrinte si nje pikete e ngulur ne erresiren e nates. Fashat e drites se dyqanit binin mbi trupin e tij qe dukej si nje statuje e punuar pa shije e ngrohtesi, thuajse artisti kishte derdhur mbi veper vetem anemi trupore. Pas tij shtrihej nje sfond i erret, monoton dhe i pakufishem. - Vali! - u degjua serish zeri i tij. Shitesja i tha te hynte brenda, por ai nuk pranoi. Tundi koken duke preferuar te rrinte jashte ne erresiren qe mbulonte guroren, çatite e pjerreta te barrakave, oxhakun e larte dhe te vetmen rrafshine qe formonin malet rreth e rrotull. Zuri te levizte ne erresire, pastaj hodhi shikimin ne hapesiren mavi te qiellit, qe sa vinte e tretej ne nje ngjyre te kalter, pershkuar nga nje e verdhe e lehte floriri. Nga shpati i malit u ngrit hena si te ishte nje portokall teper i madh. Yjet e Arushes se Madhe dhe te Kashtes se Kumtrit, filluan ta humbin shkelqimin e dridhshem, aq sa ndonje u shua fare. Pas kraheve degjoi zhurmen e hapave te saj dhe mori fryme i lehtesuar. Ndezi cigaren. Flaka e shkrepeses ndriçoi fytyren e vajzes dhe floket e zez qe i derdheshin mbi supe. Ai e admiroi per nje çast dhe, kur flaka u shua, iu duk se vajzen ia rrembyen duar te padukeshme. - Vali! - Ç'ke? - Asgje - tha ai. - M'u duk se ike. Ai mori doren e vajzes qe iu duk e ftohte. ...Atij nuk i pelqente qe para dyqanit te se fejuares te rrinin punetoret e rinj, duke veshtruar permes xhamave silueten e saj te bukur. - Thuaju te ikin - i tha se fejuares. - Perse? - pyeti ajo. - Nuk dua qe te tjeret te ndjejne kenaqesi duke te pare si te babezitur. Nuk dua. - Kjo sjellje po me çudit - e qertoi ajo. - Me mire thua se te pelqejne shikimet e tyre. He de, fole! Te pelqejne? Vali kishte heshtur. Ata qe rrinin para dyqanit ishin gjashte punetore te rinj. Pasditeve uleshin ne stolin ndane rruges dhe benin shakara. Njeri nga djemte, qe punonte minator, kishte trup te drejte, floke te verdh dhe nje shikim te mprehte. Nje dite i fejuari i Valit u zu me djaloshin bjond, aq sa i nxehur e perplasi ne rruge. Pastaj kishte ikur duke mermeritur fjale fyese. Bjondi nuk erdhi me. Shakaxhinjte mbeten pese dhe çdo dite shikimet e tyre shkisnin mbi xham per te pare "mjellmen e gurores". Ai shqetesohej me teper. E ruante Valin si nje margaritar, shkelqimi i te cilit i perkiste vetem atij. Nje mbremje vone silueta e tij pershkoi rrugen nga gurorja per te dyqani i se fejuares. Kishte rene mjegull dhe barrakat mezi dukeshin. Permes hapesires se lagur degjoheshin lehjet e mbytura te qenve, qe vinin nga fshati perkundrejt. Veshtroi rreth e rrotull, gjersa gjeti stolin qe e urrente aq shume, aq sa kishte deshire ta shkulte dhe ta perplaste tutje ne shkembinj e te behej cope e therrime. Provoi ta ngrinte, por nuk mundi; kembet e stolit qene prej hekuri dhe te ngulura thelle ne toke. Degjoi nje kollitje. U mblodh kruspull pas stolit dhe, kur hapi i rojes plak humbi tutje, nisi nga puna. Si mbaroi, hodhi koven dhe u zhduk permes mjegulles. Te nesermen njeri nga pese shoket e beri tere graso kostumin e ri qe sapo kishte blere. Kater te tjere rrethuan stolin para dyqanit duke thirrur me ze te larte e duke thene se mbremjeve me mjegull dikush dilte per te lyer stolat me graso. Pastaj djemte hodhen nga nje veshtrim te zemeruar nga dyqani dhe s'u pane me. Vali u skuq. Ndjeu diçka te ftohte qe kishte depertuar ne shpirtin e saj. I tha te fejuarit. Ai tundi koken. - Nuk do te vijne me. - Kush?- e pyeti ajo. - Ata shakaxhinjte e tu nuk do te vijne. Vali kishte heshtur. Ne syte e saj i fejuari sa vinte e zvogelohej. Ai donte ta largonte nga njerezit, ta linte te vetmuar. Ajo veshtronte çdo dite permes transparences se xhamave. Shpesh i dukej se degjonte zera te gezuar, por, kur kthente koken nga rruga, shihte vetem stolin e pergjumur. Ne rruge u duk nje minator i vjeter me fytyre te gjere eshtrore, tere njolla te zeza sikur te kishte djegur barut ne lekure. Plaku veshtroi dyqanin, pershendeti vajzen me doren e djathte dhe u ndal para stolit. Nxori sqeparin nga brezi dhe zuri t'u binte derrasave me nervozizem. Pastaj vuri sqeparin ne brez dhe u nis drejt gurores me hap te rende e te vendosur, sikur te kishte kryer ndonje akt heroik. Vali doli ne rruge, desh te qertonte plakun, por ai ishte zhdukur. Ne ane te rruges kishin mbetur vetem dy hekura te ngulur ne toke. Copa derrasash dhe gure. Mori nje derrase. Ishte e kalbur vende-vende. “Beri mire plaku, tha me vete. Beri mire”! Te nesermen i thane se i fejuari ishte sjelle keq me punetoret e gurores dhe minatori plak, qe nuk dinte si te shprehte urrejtjen ndaj xhelozise se tij, e kishte prishur stolin. Pastaj filluan shirat. Ajo rrinte ne banak e merzitur me shikime te ngulura ne hapesiren e mbuluar me pika shiu qe binin duke shtuar pellgjet e rruges. ... Ata ecnin ne erresire. - Vali! - He. - Perse je kaq e ftohte? - Ku ta di? - tha ajo. - Ndoshta pse zemerimi i plakut e theu stolin me nje te goditur. U degjua zhurma e nje makine qe vinte kundrejt tyre duke ndriçuar. Ai u fsheh ne erresire. - Eja - tha duke e terhequr vajzen nga dora. - Ku? - Diku larg, Vali. Larg. Ajo u drodh. Makina kaloi prane tyre me vrull duke shpendare copera balte. - Me mire te shkojme ne qyteze - tha ajo. - Ketu te mbyt erresira. - Vali! - thirri ai i zemeruar. - Ç'ke? - Ikim ne Lenie. Do te gjejme nje shtepi te bukur. - Ti nuk di ç'flet - i tha ajo. - Vali! - Eja te kthehemi - tha vajza. - Kjo erresire me tremb! Ajo mori rrugen e kthimit me, duke ecur me hap te nxituar. Ai u inatos. - Kurre. Vrapoi pas se fejuares qe mezi dallohej, por diku shkau. Mallkoi Zotin e Dreqin se nuk e dinte se prej cilit e kishte gjithe kete tundim e zjarr terbimi. Kembet i ishin zhytur ne nje mase te qullet. Ishte nje pellg rruge. Ftohte. Hena shfaqi pasqyrimin e plote te bukurise se saj mbi siperfaqen e ujit, por llokçitjet e tij plot deshperim e prishen pasqyrimin e saj te perkryer. Vajza diku u ndal. Mbajti frymen pezull duke veshtruar, por ai nuk dukej me. As çapi i tij nuk degjohej. Asaj i erdhi keq per te, madje ndaloi pak, me shprese se do te shihte serisht silueten e tij. Por ai nuk ndjehej dhe ajo nuk mund te qendronte me, ne pritje, sepse nuk e duronte dot erresiren qe i ngjallte panik e frike. Kur e ndjeu te ishte ne afersi te shtepive te qytezez se vogel, tymrat e te cilave perziheshin me mjegullat e mbremjes, mori fryme e lehtesuar dhe e mbajti udhen drejt dritave nga i vinin zera te ngrohte njerezore.
Shkoder, 1973
|
|
|
|