Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 05-09-2008, 05:48am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
 » Kim Mehmeti
 » Klajd Kapinova
 » Keze (Kozeta) Zylo
 » Kujtim Dashi
 » Klito Fundo
 » Koçi Petriti
 » Koço Kosta
 » Kolec Traboini
 » Karl Gurakuqi
 » Kujtim Mateli
 » Kadri Osmani
 » Kalosh Çeliku
 » Kostaq Duka
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët K » Kolec Traboini
 
Blerta
E premte, 15-06-2007, 09:50pm (GMT)

Ndoshta kurrë nuk do të merrja guximin t'i thoja Blertës se vendlindja ime fshihej diku, në mes të alpeve, dhe fshati im i vogël ishte i mbuluar i tërë nga pyjet e gjerbëra të pishave dhe mund të shikohej vetem me avion. Jo se fshati im qe më pak i bukur se fshatrat e tjera të Veriut, këtë as që e vija në hesap; por nga drojtja se shoqëria që krijuam në ditët e para të shtatorit, mund të ftohej shumë shpejt. Këtë drojtje e pata që në njohje, kur një shok i fakultetit na prezantoi.
I thashë se isha nga qyteti i S. Nuk bëra mirë. Më vonë, kur shkova në konvikt, ndjeva se kisha gabuar. Në kokë më përftyrohej një skenë e çuditeshme, sikur ne mes te bulevardit endej nje plake me rrobe te zeza, e cila vinte drejt meje, por une largohesha duke u thene njerezeve se ajo nuk ishte nena ime. Por plaka afrohej, gjersa ne fytyren e saj dalloja rrudhat e nenes sime. Diku larg ne trotuar rrinte Blerta me fustanin e kalter dhe me shikonte thelle me ata syte e zinj qe shprehnin urrejtje.
Mendoja. Ishte nate. Shoket e dhomes flinin te qete. Permes dritares se hapur hynin rrezet e henes. Ne kodra plepat feshferinin lehte, me nje embelsi te mistershme dhe ledhatuese.
Ajo nate e bukur qe sodisja permes dritares se konviktit me sillte ndermend fshatin tim te dashur, te cilin une padrejtesisht e kasha mohuar vetem e vetem qe ne sy te nje vajze, te dukesha qytetar. Po perse pas kaq kohesh me bren ne shpirt ky mendim?
Sikur njohja ime me Blerten te kishte qene fare e thjesht, s’do te me vriste ndergjegjja, mirepo kishte ndodhur ndryshe.
Ajo hyri ne boten time me çiltersi prej engjelli dhe, sa me shume rrinim bashke aq me teper une mbyllesha ne vehten time. Perse? Nje pyetje te tille ma benin syte e saj te zinj. Une nuk kasha ndermend t'i pergjigjesha.
Nga natyra jam i drojtur. Pjesen me te madhe te kohes e kaloj ne vetmi, duke soditur natyren. Sikur vetem nje cope qielli te duket, une e veshtroj me kenaqesi, duke u munduar te dalloj nuancat me te holla te ngjyrave. Megjithate nuk marr vesh nga piktura. Sa per vargje, mund te them se kam krijuar edhe vete. Sigurisht krijimet e mia u kushtoheshin pyjeve, maleve dhe fshatit tim te bukur, ndersa per dashurine nuk kam shkruar ndonjehere. Ndoshta se nuk kam dashur ndonje vajze. Sidoqofte, diçka ndjej ne shpirt sonte ndersa rri ne dritare, ku ndriçojne rrezet e henes dhe tutje, permes kodrave te errta, perhapet mermeritja e gjetheve.
* * *


Keshtu shkrova nje poezi te bukur per fshatin tim. Ne mengjez u ngrita i fundit dhe u mundova te fshihja letrat me vargje ne fund te valixhes. Mbase T. me kuptoi, sepse m’i nguli syte e kalter sikur donte te me lexonte mendimet. Pastaj qeshi duke thene:
- Per Blerten e ke shkruar?
Une heshta. Keshtu hesht gjithmone kur me ngacmojne shoket.
- Ti mblidhe si kermilli ne guacke - me tha studenti K. nga Vlora.
- Epo, mire - u thashe.
- Enigmatik - ma ktheu ai dhe shoket qeshen.
Mos valle shoket kane te drejte te me qeshin? Kjo qeshje eshte e sinqerte dhe une s’mund te dal kunder saj, sepse atehere shoket do te rrine te ftohte ndaj meje.
Nje here, kur hyra ne auditorin e fakultetit, shoket e grupit me thane:
- Po vjen nje statuje.
Disa qeshen, por aq lehte, sa une nuk i ndjeva si shpotitje ndaj meje por si nje gaz i çilter ne mes studentesh.
Qeshi edhe Blerta. Nuk ia mora per keq askujt. Fundja ishim shoke te nje grupi dhe s’kishte se pse te me mbetej qejfi.
Ne ditet e par a te shtatorit, zura vend ne nje banke ne fund te klases, mirepo pas ca diteve, prane meje erdhi ajo. Ne fytyre i endej nje buzeqeshje e çilter, ndersa floket e gjate dhe te zez i kishte leshuar kraheve.
Ne fillim Blerten e krahasova me nje nimfe qe erdhi papritur ne banken time, por me vone m’u duk i pavend ky krahasim dhe mendova per diçka tjeter me te bukur.
Nje dite me tha:
- Je teper i ftohte.
- Jam nga Veriu - iu pergjigja menjehere.
- Edhe T. eshte nga Veriu.
- Po.
- Çdo te thuash? - me pyeti.
- T. eshte tjeter tip, pastaj ai eshte ne vitin e dyte dhe e ka krijuar shoqerine.
Ajo heshti duke me veshtruar ne sy.
Syte e saj plot mendim me shqetesuan dhe e hodha veshtrimin diku, pertej pishave te bulevardit.
- Edhe ti ke krijuar shoqeri - me tha ajo.
Ngrita supet. Blerta nuk mi ndau syte.
- Perse nuk flet? - me pyeti.
- Ç’te them?
- Ne a kemi shoqeri?
- Ne te dy?
- Po.
- Kemi - i thashe.
- Prandaj te jesh me i shoqerueshem.
Pasdite kishim leksion historie. Para se te arrinim ne qytetin e studenteve, ajo tha:
- Luan nje film i bukur ne kinema.
- Tek "Partizani" - i thashe me nje fryme.
- Po.
- Te shkojme? - i thashe me gjysem zeri.
- Mire, Sokol.
Ishte hera e pare qe e ftoja Blerten ne kinema. Hengrem buke bashke ne mencen "Studenti" dhe Blerta u shkeput deri ne dhomen e konviktit per te veshur rroba te tjera. Shkova dhe une ne dhomen time dhe nga emocioni nuk dija se çfare duhet te beja, qe te dukesha sa me mire ne daljen tone te pare ne kryeqytet.
Mbas pak u gjenda ulur tek bankat e lulishtes, poshte pallatit te saj dhe kur e pashe te dilte mbeta si i mpire. Ish apo nuk ish ajo, Blerta?! Kish veshur nje fustan te kalter, qe i rrinte aq hijshem ne trup. Floket i harliste sa andej-ketej kraheve.
Une as qe kisha marre mundimin t’i hekurosja pantallonat, sepse gjithe kohen e kisha harxhuar me floket qe nuk i nenshtroheshin vullnetit tim. Para se te dilja, kisha vendosur t’i qethja, mirepo sapo pashe Blerten i harrova fare floket.
Nisa ta ndjej vehten me lehte, sikur kisha dale nga nje kafaz dhe fluturoja.
Pame nje film te bukur, te cilin nuk e kuptova mire, jo per faj te regjisorit, por te mendimeve te mi fluturuese, qe nuk perqendroheshin dot ne ekran.
Gjate filmit, pa dashje, me shkiti dora dhe preka doren e saj. Blerta nuk levizi. Kur ndjeva ngrohtesine e dores se saj te bute, nuk u durova dhe e shterngova lehte. Blerta ktheu koken nga une e pershperiti:
- Sokol!
Une e largova doren.
Pastaj dolem. Bulevardi ishte i mbushur plot, dhe mua me dukej se te gjithe keta njerez kishin rene ne dashuri me Blerten. Te gjithe vetem ate shikonin.
Ajo sikur ishte ylli qe kishte pikuar kesaj mbremje.
Heshtem gjate gjithe rruges madje edhe kur ngjitnim shkallet e fakultetit. Ishim vonuar disa minuta, megjithate pedagogu i historise fatmiresisht nuk kishte ardhur ende. E ndjeva vehten te turbullt. Te gjithe studentet e kursit me veshtronin sikur te ndodhesha perpara nje ceremonie.

* * *


Perpara se te binim te flinim, ne konvikt, njeri nga shoket hipi mbi nje krevat, sikur do te mbante nje fjalim te zjarrte e tha;
- O vllezer murgjer qe qorrollepseni me libra. Ju jeni te humbur. I fituar i sotem eshte nje djalosh nga fshati, nje statuje, nje princ i gurte qe gjeti te bukuren e dheut ne kryeqytet.
- I bente kepuca e arte? - pyeti nje tjeter.
- O zot e perendi sikur te kishim edhe ne te tille Hirushe!.
- Hirushani yne eshte sonte njeriu me i lumtur ne bote!
- Urra!- thirren shoket e dhomes aq sa une u inatosa.
Edhe ate nate s‘me zuri gjumi deri vone. Mendoja shume gjera. Isha thjeshte nje fshatar qe kisha genjyer se kisha lindur ne qytetin S. Po sikur Blerta ta marre vesh? Ajo do te me perbuze dhe shoket do te thone se statuja deshtoi ne dashuri. Po une s’mund ta mohoj fshatin tim te bukur, per te cilin kisha shkruar aq vargje. Ate s’duhej ta braktisja per nje vajze sado e bukur qe te jete ajo. Nuk mund ta pranoja dashurine me nje peng te tille vendlindjemohues, qe edhe per Konstandinin e vdekur, do te ishte teper e rende e jo me per nje student te gjalle.
Qe te mbetesha i fshatit dhe shoket te mos qeshnin me mua, une duhej te hiqja dore nga trilli i dashurise. Keshtu vendosa nje nate vone, ndersa shoket flinin dhe permes xhamave te dritares hynin ne dhome rrezet e argjendeta te henes. Era fershellente permes degeve te plepave dhe mua ndermend me vinte fshati im, ne gjirin e maleve qe tani ishte strukur e mardhur nga dyndja e bores dhe e ftohta kallkan e ngricave.

* * *


Shoket e kuptuan se mua s’me kishte ardhur mire per shakane e nates se shkuar. Me kerkuan falje. T. m’u afrua dhe, pasi me vuri doren ne sup, me tha:
- Çke Sokol?
- Asgje.
- Te erdhi keq mbreme?
- Pak - i thashe me gjysem zeri.
- Shoket ashtu e kane, por te duan - tha ai.
Mendoja per vehten dhe per Blerten. Ajo nuk do te pranonte te vinte as per nje vizite ne fshatin tim. Dhe si do t'i thosha asaj se e kisha genjyar per qytetin S.
Hyra ne sallen e leksioneve. Kishim lende te perbashket me dy deget e tjera te fakultetit. Salla vertete qe e madhe, por kishin ardhur aq shume vajza dhe djem, sa m'u desh te rrija ne kembe.
Veshtrova nga fundi i salles dhe pashe Blerten tek bisedonte me nje student. U rrenqetha. Ndoshta ky ishte zhgenjim i vertete. E veshtrova perseri. Ajo i buzeqeshte atij. Ishte nje djale i gjate, me floke te dredhura qe e kishte zakon te ndukte here pas here shukun e flokeve qe i binin perballe.
Blerta siç duket me pa, pasi vura re qe ne fytyre i kaloi nje buzeqeshje e çilter. U ngrit ne kembe dhe me thirri. Kishte ruajtur nje vend. Studenti qe rrinte nje banke perpara, vazhdonte te fliste me Blerten pa e çare koken se aty isha une. Me erdjhi inat. Mirepo e mblodha vehten, se nuk ndodhesha ne mes te pyllit ku mund t'i fusja ne dru fshatarçe, por isha ne falkultet.
- Je teper i vrejtur - me tha ajo pasi mbaroi biseden me studentin.
- Ashtu?
- Dukesh sikur ke marre ndonje lajm te hidhur.
- Mundet - i thashe me ton te rende.
- Çfar fsheh ne shpirt?
- Nje te vertete qe nuk tregohet.
- As mua?! - u be kurioze ajo.
Heshta duke shikuar pertej dritares. Petagogu akoma nuk kishte ardhur dhe studentet bisedonin me ze te larte. "Sa mire qe jane dritaret - thashe me vehte. "Sepse kur zymtesohemi dhe vrahemi si dreq ku do ta hidhnim veshtrimin?".
Blerta me shikoi drejt ne sy, me nje veshtrim ngulmues, saqe une u trondita. Ajo e kuptoi gjendjen time. Zuri te shkruante ne nje cope leter te bardhe sa per tu marre me diçka, sepse edhe ajo diçka ndjente ne shpirt. Po çfare?
Kete ndoshta nuk do ta merrja vesh kurre, sepse i tille jam une.
Nje fshatar qe ka mbaruar shkollen petagogjike me korespondence, vjen ne universitet dhe provon per here te pare dhembjet e dashurise.
Isha i shqetesuar per mjaft dite. Per mua jeta e studentit ishte krejt e panjohur. Dhe perpara te panjohures njeriu provon drojen. Perpara dashurise stepet. Megjithate e di se edhe une do te mesohem ndonje dite. Atehere mendimet do t’i shfaq pa droje dhe s’do te me vije me keq, kur shoket do ta mesojne se vij thelle nga mallet. Se malet dhe fshati im i vuajtur jane aq te bukur dhe une i dua shume.
Nje pasdite rrija ne nje stol ne lulishten e qytetit "Studenti". Mbremjen e kaluar kishte rene shi dhe ndoshta per kete hapsira qe krejt transparente dhe dielli dukej me llamburites se ditet e tjera.
Degjoja nje koncert orkestral. Me pelqen muzika. Megjithese behem konfuz kur shoh nota e vija pentagramesh, muzika gjithmone me ngjall ne shpirt poezine. Tingujt e asaj melodie te bukur me kujtonin diçk ate larget nga femijeria ime.
Permes xhamave te Pallatit perballe qe sherbente si biblioteke e salle leximi, shihja studentet qe te pushtuar nga ankthi i seminareve rrinin me ore te tera mbi leksionet e konspekte. Tej ne fushen e sportit, ca te rinj losnin futboll. Une akoma nuk kisha hyre krejtersisht ne boten e tyre, ndonese kisha ndryshuar paksa. Nga pallati hynin e dilnin shume studente, si nje lume me vershim te pandalur. E ai lum njerezor here dukej, e here zhdukej per shkak te pjerrtesise se rruges se asfaltuar. Diku me zuri syri Blerten. Ishte me shoqe dhe mbante ne dore nje gazete. Mendova te ngrihesha dhe te ikja, mirepo nuk qe sjellje e mire te beja sikur nuk e kisha pare. Po te tjeret çdo te thonin? Ndoshta do te qeshnin me Blerten sikur kishin qeshur me mua, dhe shkaku do te behej largimi im. Pastaj pse te largohem? Une nuk kam renduar njeri...
- Sokol! Sokol! - me behej se me therriste zeri i saj.
Ajo me se fundi u shkeput nga shoqet e po vinte drejt meje. Kish nisur te vraponte me gazete ne dore dhe e ndali ritmin vetem kur u ndodh perballe meje.
- Sokol! - tha serisht.
Vetem kaq. Por ajo mesa dukej kishte shume per te thene por nuk po e organizonte frymemarrjen. Fytyra i kishte marre nje ngjyre te trendafilte. Pastaj me veshtrimin pyetes e qortues te syve te saj prej engjelli, m'u afrua fare prane, aq afer sa une ndjeva afshin e trupit te saj qe me elektrizoi.
- I ke shkruar shume bukur - me tha.
- Ke?
- Poezite.
- Mos bej shaka - i thashe i hutuar, pa arritur ta marr vehten nga kjo e papritur.
- Cilat poezi?
- Blerta ngurroi sepse hutimin tim e mori si nje mendjemadhesi krijuesish, apo qendrim i ftohte ndaj saj.
- Shikoi vete - me tha dhe zgjati doren drejt meje.
Ishte gazeta "Studenti". Per çudine time te madhe, ne faqen e pare te saj qe botuar nje cikel poezish per fshatin dhe poshte emri im.
- S’po kuptoj se çfare duan keto poezi ketu!
- Ndersa mua me pelqejne - tha ajo duke u perpjekur ta kapercente gjendjen e hutimit tim. - Sidomos ajo qe thote se qielli i fshatit tend jane gjethet e blerta te pyllit mbi te cilat pikojne yje dhe hena mbi to lundron si gondol venecian. I ke shkruar kur ishe ne fshat apo tani?
Heshta. Çfare mund e çfare duhej te beja tjeter veçse te heshtja?
Blerta e kuptoi se diçka vlonte ne shpirtin tim. Se ngrohtesia e dores se saj ate mbasdite ne kinema vazhdonte tashme te digjte e pervelonte, jo vetem doren por edhe shpirtin tim.
Por ajo nuk e dinte se shoket e dhomes, m’a kishin krijuar kete rrethane si nje gracke dashurie per ne te dy. Ajo nuk e dinte se ata i kishin marre poezite qe kisha shkruar fshehurazi dhe i kane derguar ne redaksi per botim.
T’i thosha Blertes per kete? E ç’rendesi kishte tashme. Ajo e mori vesh se une jam nga fshati dhe jo nga qyteti S.
Po perse hesht Blerta? Perse nuk me qorton, veç me veshtron me ata sy te zinj dhe te bukur qe s’e kuptoj se çfare shprehin.
Dhe per ku me therrasin...

-- nga libri me tregime "Petalet e bajames se hidhur" . Tirane 1973


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
MJELLMA E GURORES (15-06-2007)
Fosforeshenca (15-06-2007)
BUKA E ENGJEJVE (15-06-2007)
TEK NENA (15-06-2007)
ENGJEJT ROJE (15-06-2007)
ERA QE ME SHTYN TE REND (15-06-2007)
KËNGA E PULËBARDHËS (15-06-2007)
PËNDËKALTËRI (15-06-2007)
I THASHË HËNËS (15-06-2007)
ELEGJI PËR MARIEN (15-06-2007)
DIELLA E VERMOSHIT (15-06-2007)
IM ATË (15-06-2007)
TI LUMI KIR - TI DETI IM (15-06-2007)
TRABOINI (15-06-2007)
KOHA E PROSTITUTAVE (15-06-2007)
IKEN KUAJT (15-06-2007)
ME DY GISHTA NE ERE (15-06-2007)
MOS VDIS DASHURI (15-06-2007)
LAKURIQ NE ASFALT (15-06-2007)
O NJERI (15-06-2007)
I THEM VDEKJES JO! (15-06-2007)
T I R A N I (15-06-2007)
Vjeshtë Italiane (15-06-2007)
ANTIKOHA (15-06-2007)
HIRUSHJA (15-06-2007)
BALLADE E PISTE (15-06-2007)
SHËN VALENTINI POET (15-06-2007)
BUDA I TRËNDAFILAVE (15-06-2007)
INTERLUD (15-06-2007)
U BËRA TRUNG... (15-06-2007)
REQUIEM PËR NJË GJETHE (15-06-2007)
LETARGJI DIMËRORE (15-06-2007)
LEGJENDA KËRKON NJERIUN (15-06-2007)
VAJZA ME BISHTALEC (15-06-2007)
DASHURI DYGJUHËSHE (15-06-2007)
AKUAREL (15-06-2007)
17 TRËNDAFILAT E RRUGËS ALEKSANDËR MOISIU (15-06-2007)
PLAZMIMI I ERËS (15-06-2007)
VENUS PA KOKË (15-06-2007)
NUK TË KAM HARRUAR (15-06-2007)
SHTËPIA NË SOUTH STREET (15-06-2007)
QIELL I VDEKUR (15-06-2007)
A BËN TË SHKOHET NË PARAJSË, ME SHKARPË? (15-06-2007)
Sonata e yjeve (15-06-2007)
Kur të vdesësh ti (15-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]