Letërsia Shqiptare

Ajo kohe
E marte, 06-05-2008, 09:15pm (GMT)

Na ishte njehere
Kur koha me tirrej neper duar
Te gjithin me mbeshtillte
e dot s’i gjeja fillin……

Na  ishte njehere
kur ne shtepine e vogel ne rrugice,
ne verande grate pinin kafe.
Dhe une,
i tallur me kohen u shihja filxhanin.

Nje kryq,
nje pellumb,
nje gjarper kokeposhte,
dhe nje shteg fat i bardhe
per nje vajze ne moshe arrire.

Shihja,shihja ne fundin prej balti
figura te qena e te paqena.
E grate syte ndernin,
e seriozisht merziteshin,
lumturoheshin, a nenqeshnin….

Na ishte njekohe
kur koha me tepronte shume.
Tani kafen e rrufis nxituar me makine,
cigaren e shuaj
pasi e thith vetem dy here.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.