Fluturoj si zogi i lirë mbi New Yorkun e bukur,
E mallënueshem shoh ishujt rreth kryeqytetit,
Gradaçielat e larta që bisedojnë me qiellin,
E statujën e Lirisë që më ngroh me diellin.
Por nuk mahnitem jo nga këto perla,
Mahnitem më shume nga ligjet shekullore,
Që mirë se të vini i thoni cdo emigranti,
Mjafton t'i zbatoni ato ne rrugë njerëzore.
Ështe i vetmi vend, që nuk njeh racizmin,
Edhe pse racist u treguam me të,
Villnin qeveritë, per imperializmin,
Si ujkonjat plaka, që s'shqyenin dot më.
Ja, ashtu më duket duke fluturuar,
Dhe hirin e robërise shkund ne Oqean,
Si amanet i te vdekurit, prush për Shqeperinë,
Ma digjni trupin, e hirin përhapeni mbi vatan.
Se zëri i lindur, në tymrat e kohës,
Është më i fuqishëm në zanoret e lirisë,
Mbyt krrakjet e sorrave e kukuvajkave,
E del mbi ta, sa lashtësi e Ilirise.
Une e di, dhe ju e dini, o zemra te prangosura,
S'e si na futën stërkëmbshin në vallëzimin e shqipeve,
E si dogjën historinë, me hellin e zjarrtë,
Dhe vodhën yllësinë, me gjuhën e mbrapshtë.
Ndaj Amerikë endem e lirë, në sytë e tu,
Që nga tempujt e gjer në shtëpinë e bardhë,
Nuk thartohem nga kataraktet e botës, uthull,
Por më ke rrëmbyer të tërën, si zambak i rrallë.
Manhattan, 2006