Historia e kafshuar
E hene, 15-01-2007, 07:58pm (GMT)
Atdheu im, Pse mundohen "Ata" T'i varrosin mekatet, Gjerat e kobshme katran, Mjere shamizezat nena, Qe mbi mollezat e fishkura, Kalon currili i lotit, Per djemte e tyre qe vane. A do te gjendet nje dite, E verteta e brishte e historise, Qe gjeneratat mos te konfuzohen, Dhe une mos te behem xhind, Qe me thonje shtrigash, Zhgarravinat e historise t'i gris! Ndoshta do te duhet pune, Qe dheun mos ta germoje Kau i Zi, E qe studentet e mi, Mos te shkojne me hamall neper Evrope. Por me forcen e Atdheut, Dhe krenarine e te pareve, Te ndalojme vrasesit gjakftohte, Qe Shqiperia mos te jete me, E kafshuar si ne vitet 1912-te, Por e bashkuar me te gjitha trevat, Me Kosoven legjendare dhe Camerine e masakruar. E ne zemrat tona prush, e verteta te dihet, Jo me refren i kobshem, Clirimi eshte ne 28?! Clirimi eshte ne 29?! Por per pikat kyce te historise, Le te veshim gunen e bashkimit, Dhe ne mos te vuajme me Nga kafshuesit HistoSTRUCE te cvirgjerimit!
Manhattan, Prill 2005
|